Flash

Liam Nesson kujton fëmijërinë e vështirë: Ka ndikuar në karakterin tim

Lapsi.al 31 March 2022
Liam Nesson kujton fëmijërinë e vështirë: Ka ndikuar

Aktori i njohur Liam Neeson ka zbuluar së fundmi një kujtim nga fëmijëria e tij.

Në një intervistë të re për  AARP The Magazine,  aktori diskutoi për  filmin e tij të ri aksion Memory, në të cilin ai luan një vrasës me pagesë në moshë që lufton me demencën. Teksa po ndante detaje nga projekti ai u ndal tek kujtimet , duke përfshirë një nga fëmijëria e tij që ishte traumatike për të.

“Kur isha duke u rritur, në këto shtëpi të vogla me tarracë, më kujtohet se dëgjoja fqinjën tonë  duke u rrahur nga burri i saj i dehur çdo fundjavë,”rrëfeu aktori. "Ai ka vdekur tani, por ky është një kujtim me të cilin ende po përballem. Po flas 50 vjet më parë. Është një lloj çrregullimi i stresit post-traumatik."

"Nuk e di nëse më ka trembur, por definitivisht ka ndikuar në karakterin tim," tha Neeson."Ndoshta keni të drejtë - ndoshta edhe kur luaj këto role të dhunshme, po përpiqem të sjell ndonjë cilësi shëlbimi ose drejtësie”.

Liam gjithashtu tregoi se  bëri "mjaft kërkime mbi Alzheimerin" për t'u përgatitur për rolin e tij në Memory.

"Motra ime e madhe, ka një shoqe shumë të afërt që vuan nga shëndeti mendor , dhe nuk mund t'i mbajë mend gjërat nga 5, 10, 15 minuta më parë. Kështu, në Memorie, unë imitoj sjelljet apo problemet që mund të shfaqin njerëzit të culët vuajnë nga demenca", u shpreh aktori.Filmi do të shfaqet në kinema më 29 Prill./Lapsi.al

Të këshilluara

Rikthehet filmi 'Spy Kids'

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se filmi i njohur 'Spy Kids' do të rikthehet sërish. Sipas Hollywood Reporter, platforma e transmetimit njoftoi se do...

15:20

Grabitet familja Beckham, dëm mijëra paund

Një hajdut i maskuar ka hyrë në shtëpinë e familjes Beckham në Londrën Perëndimore dhe është larguar me sende që kanë vlerë mijëra paund. Hajduti u fut me fo...

12:54

Sa kushtoi veshja e Beyonce në Oscar

Beyonce hapi mbrëmjen e “Oscars 2022” me një performancë të zjarrtë dhe të gjithë sytë u kthyen nga ajo, padyshim! Sigurisht, këngëtarja u ndërrua më vonë pë...

09:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI