Flash

I dhanë ndihmë të shumë kërkuarit Nuredin Dumani/ Në pranga e dashura nga Kosova dhe 4 të tjerë

Lapsi.al 31 March 2022
I dhanë ndihmë të shumë kërkuarit Nuredin Dumani/

Pas arrestimit të të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, 5 persona të tjerë janë vënë në pranga. Mes të prangosurve janë 2 mjekët: Julian Malaj, Bledi Bërdalli dhe ndihmës mjeku Ermal Gjeci. Ata janë punonjës të spitalit të Fierit dhe u arrestuan me urdhër të policisë së Elbasanit pasi dyshohet se kanë mjekuar 35-vjeçarin Nuredin Dumanin në shtëpi dhe nuk e kanë kallëzuar ngjarjen.

Në pranga ka rënë edhe e dashura 20-vjeçare e Nuredin Dumanit Mirjetë Hajdini, e cila akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkohë i arrestuar është edhe Henrik Hoxha, për veprat penale  “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nuredin Dumani mbeti i plagosur të martën pas një atentati me armë në Papër të Elbasanit. Policia e arrestoi atë disa orë më pas në një apartament në lagjen Apollonia të Fierit, të cilën kishte pak kohë që e kishte marrë me qira.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sipas MeteoAlb kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të përfshijnë gjithë vendin tonë duke sjellë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu ...

07:22

Pengmarrje në Tiranë, arrestohen dy autorët

Një pengmarrje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. 2 persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë me forcë në makinë një 34 vjeçar. Policia njofton se ka ...

13:16

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI