Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Grabitet familja Beckham, dëm mijëra paund

Lapsi.al 31 March 2022
Grabitet familja Beckham, dëm mijëra paund

Një hajdut i maskuar ka hyrë në shtëpinë e familjes Beckham në Londrën Perëndimore dhe është larguar me sende që kanë vlerë mijëra paund.

Hajduti u fut me forcë në një dhomë gjumi rezervë në katin e sipërm në rezidencën 40 milionë dollarëshe në Holland Park dhe plaçkiti vendin, ndërsa David, Victoria dhe vajza 10-vjeçare Harper pushuan në katin e poshtëm plotësisht të pavetëdijshëm.

Incidenti i ndodhur më 28 shkurt, nuk u zbulua derisa 17-vjeçari Cruz u kthye në shtëpi pasi kishtë dalë dhe vuri re që dhoma e gjumit ishte e përmbysur dhe dalloi xhamin e thyer nga një dritare në dysheme.

David, thuhet se telefonoi policinë dhe filloi të kërkonte në rezidencë për hajdutin me Cruz, ndërsa Harper mbeti me Victoria-n dhe priti policinë.

Hajduti mendohet të ketë qenë pjesë e një bande që synonte të paktën dy shtëpi të tjera në zonë në të njëjtën natë, ndërkohë që “Met” konfirmoi se po heton dhe se nuk është bërë asnjë arrestim.

Një burim i afërt me familjen Beckham i tha “The Sun” që Beckhams ishin viktima të disa hajdutëve mjaft profesionistë që kanë vepruar në zonë.

“Fatmirësisht kriminelët arritën vetëm deri në një dhomë gjumi para se të iknin.”

Familja thuhet se është ‘tronditur’ nga grabitja, por askush nuk u lëndua.

Të këshilluara

Sa kushtoi veshja e Beyonce në Oscar

Beyonce hapi mbrëmjen e “Oscars 2022” me një performancë të zjarrtë dhe të gjithë sytë u kthyen nga ajo, padyshim! Sigurisht, këngëtarja u ndërrua më vonë pë...

09:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI