Flash

Çdo gjë e veshur nga Kim Kardashian kthehen në modë, madje edhe këto shapka

Lapsi.al 31 March 2022
Çdo gjë e veshur nga Kim Kardashian kthehen në modë, madje

Kim Kardashian shkoi në ndeshjen e futbollit të djalit Saint së bashku me vajzën North, e veshur me një bluzë me kapuç me logo Balenciaga (995 dollarë), streçe dhe një palë shapka me gisht që ngjanin me ato që mbahen në sallonet e thonjve.

Por Kim nuk po vinte direkt nga një pedikyr; shapkat e saj prej gome, gjithashtu nga Balenciaga, kushtojnë plot 450 dollarë.Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që Kardashian vesh këpucë të çuditshme. Ajo ka veshur disa nga krijimet më unike të këpucëve të ish-bashkëshortit, Kanye West gjatë viteve, nga ato me rruaza e perla prej 6000 dollarësh që ai prezantoi në sfilatën e tij të parë në 2011-ën deri te "Yeezy Crocs" të 2019-ës.

Kohët e fundit, ajo ka sjellë në modë "pantashoes", streçet prej 3000 dollarësh të Balenciagas me çizme të integruara.

Kështu që nuk do çuditeshim aspak nëse këto shapka me gisht do të ktheheshin në trend.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI