Flash

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Bruce Willis tërhiqet nga aktrimi, shkak sëmundja e rëndë

Lapsi.al 31 March 2022
Bruce Willis tërhiqet nga aktrimi, shkak sëmundja e rëndë

Aktori i njohur Bruce Willis do të  tërhiqet nga aktrimi pasi u diagnostikua me afazi.

Lajmi u bë i ditur nga familja e aktorit të cilët ndan lajmin me fansat përmes rrjetit social,Instagram.

"Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndajmë se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe kohët e fundit është diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse.Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë Bruce po largohet nga karriera që ka shumë domethënie për të.

"Ne po e kalojmë këtë si një njësi e fortë familjare dhe kemi dashur të njoftojmë fansat e tij sepse ne e dimë se sa shumë do të thotë ai për ju, ashtu siç bëni ju për të. Siç thotë Bruce gjithmonë, 'Jeto jetën' dhe së bashku ne planifikojmë të bëni vetëm këtë”, shkruhej në postim  nga vajzat e aktorit Rumer Willis, Scout Willis, Tallulah Willis, Mabel Willis dhe Evelyn Willis, plus gruaja e Bruce Emma Heming Willis dhe ish-gruaja e tij Demi Moore.

Sipas Mayo Clinic, afazia "ndikon në aftësinë për të komunikuar" dhe " në aftësinë tuaj për të folur, shkruar dhe kuptuar gjuhën, si verbale ashtu edhe e shkruar". Gjendja zakonisht ndodh papritur pas një goditjeje ose një dëmtimi në kokë. Por mund të vijë gradualisht nga një tumor i trurit me rritje të ngadaltë ose një sëmundje që shkakton dëme progresive, të përhershme.

 

Bruce është i njohur për karrierën e tij të gjatë në Hollywood që përfshin disa dekada, shpesh duke luajtur rolin kryesor në filmat aksion si Die Hard.Ai është shfaqur gjithashtu në filma ikonë si Pulp Fiction, The Fifth Element, The Sixth Sense, 12 Monkeys dhe Sin City.Kohët e fundit, aktori luajti në filmin aksion-triller të vitit 2018, të drejtuar nga Eli Roth, Death Wish./Lapsi.al

Të këshilluara

Grabitet familja Beckham, dëm mijëra paund

Një hajdut i maskuar ka hyrë në shtëpinë e familjes Beckham në Londrën Perëndimore dhe është larguar me sende që kanë vlerë mijëra paund. Hajduti u fut me fo...

12:54

Sa kushtoi veshja e Beyonce në Oscar

Beyonce hapi mbrëmjen e “Oscars 2022” me një performancë të zjarrtë dhe të gjithë sytë u kthyen nga ajo, padyshim! Sigurisht, këngëtarja u ndërrua më vonë pë...

09:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI