Flash

Britania: Ushtarët rusë refuzojnë të zbatojnë urdhrat

Lapsi.al 31 March 2022
Britania: Ushtarët rusë refuzojnë të zbatojnë urdhrat

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënvlerësuar situatën në Ukrainë dhe disa ushtarë rusë kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat, sipas kreut të agjencisë britanike të inteligjencës, sipas CNN.

Në një fjalim të rrallë publik gjatë një vizite në Australi, ai tha se Putin “kishte mbivlerësuar aftësitë e ushtrisë së tij, duke pritur një fitore të shpejtë”.

“Ne kemi parë ushtarë rusë, pa armë,  duke refuzuar të zbatojnë urdhrat, duke sabotuar pajisjet e tyre dhe madje duke rrëzuar aksidentalisht avionët e tyre”, tha ai.

Supas Fleming, Putin kishte nënvlerësuar rezistencën e popullit ukrainas dhe kishte nënvlerësuar po ashtu edhe forcën e Perëndimit, duke nënvlerësuar edhe pasojat ekonomike të sanksioneve.

Fleming tha gjithashtu se është e qartë se Rusia po përdor mercenarë dhe luftëtarë të huaj për të mbështetur forcat e saj  përfshirë grupin Wagner.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI