Flash

Berisha: Vendimi për përjashtimin tim është nul, nuk krahasohet fituesi me humbësin

Lapsi.al 31 March 2022
Berisha: Vendimi për përjashtimin tim është nul, nuk

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Berisha tha se vendimi për përjashtimin e tij është nul. Për mediet, Berisha ka thënë se vendimi i kreut të grupit parlamentar të PD-së Alibeaj është vetëm i tij, por ai nuk ka tagrin të marrë vendim për gjithë grupin. I pyetur nëse duhet të bëjë një hap pas që t'i hapë rrugë PD të bashkohet, Berisha tha se nuk mund të krahasohet fituesi me humbësin, duke iu referuar Lulzim Bashës. Ky i fundit nuk ishte sot i pranishëm në mbledhje, ndërsa Berisha tha se ata nuk kanë përjashtuar asnjë, as Bashën.

 

Deklarata:

Alibeaj tha të bëni hap pas?

"Vendimi që pretendon Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është gabim i madh. Mbledhje Grupi do ketë patjetër, është organ legjislativ i PD që do bëjë debate për gjithçka. Mendoj se është rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saj. Ka një diversitet i cili e bën edhe më demokratike PD. Është pjesë e grupit. Pyesni Bashën pse nuk erdhi, ne nuk përjashtojmë njeri", tha Berisha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sipas MeteoAlb kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të përfshijnë gjithë vendin tonë duke sjellë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu ...

07:22

Pengmarrje në Tiranë, arrestohen dy autorët

Një pengmarrje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. 2 persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë me forcë në makinë një 34 vjeçar. Policia njofton se ka ...

13:16

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI