Flash

Berisha për zgjedhjen e Presidentit: PS do të dështojë me blerjen e deputetëve

Lapsi.al 31 March 2022
Berisha për zgjedhjen e Presidentit: PS do të dështojë me

Sali Berisha duke folur për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit është ndalur sërish tek mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, duke thënë se ky grup do të ketë mbledhje të tjera ku ai do të jetë i pranishëm.

Për sa i përket kundërshtive nga deputetët e PD-së, Berisha u shpreh se diversiteti e bën më demokratik procesin e ribashkimit.

“Propozimet e opozitës do jetë t’i pres biletën kësaj qeverie në arkivat e historisë. Kjo ishte mbledhje normale. Ideja jonë është bashkimi në diversitet. Kapërcimi po ecën shumë mirë. Përgëzoj aktivistë që janë angazhuar në këtë proces” tha Berisha.

I pyetur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, Berisha u shpreh se nëse PS deklaron se nuk e njeh “Rithemelimin”, do të thotë që po tenton të blejë deputetë.

“Kanë nisur punën për të blerë deputetë. Do të dështojnë me turp. Po nuk njohën grupin dhe vazhdojnë blerjen do dështojnë me turp të madh” tha ish-kryeministri.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI