Flash

Babai i deputetit Bllakos merrte 6 mijë € në muaj si drejtor kantieri, rezultonte i punësuar si brumëgatues

Lapsi.al 31 March 2022
Babai i deputetit Bllakos merrte 6 mijë € në muaj si drejtor

Detaje të reja janë zbardhur nga afera e inceneratorëve të Fierit, ku rezultoi i përfshirë, Alqi Bllako deputet i Partisë Socialiste. Sipas SPAK në kohen kur Edmond Bllako, babai i ish-deputetit socialist Alqi Bllako merrte 6 mijë euro nga kompania e inceneratorëve në pozicionin e drejtorit të kantierit, në sistemin e tatimeve rezultonte i punësuar si brumë gatues në Ersekë. Babai i Alqi Bllakos përfitoi pagë 6000 € në muaj nga inceneratorët dhe në total ka përfituar mbi 14.9 mln lekë. SPAK i ka sekuestruar babait të Alqi Bllakos një apartament të blerë më datë 28.04.2020 që ka kushtuar 144 mijë euro, vlerë ekuivalente me shumën e përfituar nga afera korruptive.

Ndërkohë, pak më herët Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Bllakon. SPAK ka paraqitur provat që vërtetojnë se kryetari i Komisionit të shpronësimit, Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë qeverisë projektvendimin dhe relacionin për shpronësim e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton se prona është “tokë arë”. Dëmi i shkaktuar sipas hetimeve të SPAK është 16 288.344 lekë. Por akuza tjetër e rëndë lidhet me pranimin e faturave fiktive për procesin e ndërtimit të inceneratorit.Mes kompanisë që ka përfituar koncesionin dhe asaj që ka bërë ndërtimin janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer.

Mësohet se veç tyre SPAK ka dërguar në gjykatë të dhëna të reja për Bllakon ku rezulton se ai ka udhëtuar drejt Italisë me Klodian Zoton. Referuar sistemit TIMS, rezulton që në 16.04.2019 Alqi Bllako ka udhëtuar me avion drejt Torinos së bashku me Klodian Zoton për t’u kthyer nje ditë më pas, po së bashku, nga Roma në Rinas.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI