Flash

Zbardhet zjarrvënia te Bashkia e Tiranës, 28-vjeçari i vë flakën makinës së UKT-së (VIDEO)

Lapsi.al 30 March 2022
Zbardhet zjarrvënia te Bashkia e Tiranës, 28-vjeçari i vë

Ngjarja e djegies së automjetit në pronësi të Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë, më 25 mars të këtij viti, është zbardhur. Mësohet se në pranga ka përfunduar autori i dyshuar, 28-vjeçari  Endrit.J.  Për identifikimin e tij kanë ndihmuar kamerat e sigurisë përreth zonës ku ka ndodhur ngjarja. Në pamjet e publikuara nga policia shihet i riu mbi biçikletë që i afrohet mjetit në parkim dhe hedh një shishe, të dyshuar me lëndë djegëse, poshtë tij.

"Bazuar në provat e grumbulluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ka rezultuar se ky shtetas, më datë 25.03.2022, ka hedhur një shishe, të dyshuar me lëndë djegëse, poshtë një automjeti në pronësi të UKT-së në Bashkinë Tiranë", informon policia.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, një shishe plastike e mbushur me benzinë, një pushkë sportive (detare), një biçikletë dhe dy aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

https://www.youtube.com/watch?v=IaOzQ7ijDtU

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Sipas MeteoAlb Paraditja do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat parashikohet që më të dukshme të jenë në zonat ma...

07:37

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI