Flash

Video nga arrestimi i aktorit Ezra Miller

Lapsi.al 30 March 2022
Video nga arrestimi i aktorit Ezra Miller

Ezra Miller, i cili do të luaj në filmin e ardhshëm “The Flash”, u arrestua në Hawaii, të hënën në mëngjes.

Sipas policisë, aktori u akuzua nga një klient për sjellje të parregullt dhe ngacmim. Mesa duket, Miller u irritua nga disa njerëz që po këndonin karaoke në lokalin ku ai ndodhej.

Në deklaratën e policisë thuhej se aktori “rrëmbeu mikrofonin nga një grua 23-vjeçare që këndonte karaoke dhe më vonë u hodh drejt një burri 32-vjeçar që luante me shigjeta”.

Sipas oficerëve, pronari i lokalit i kërkoi Millerit të qetësohej disa herë, por pa sukses.

Miller, i cili do të luaj gjithashtu edhe në filmin e ardhshëm “Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore”, pagoi 500 dollarë për tu lituar nga paraburgimi.

Kujtojmë se aktori ka qenë problematik edhe njëherë tjetër. Në vitin 2020 qarkulloi një video e një personi që mendohet të ketë qenë Miller, duke u përpjekur të mbys një grua në një lokal në Islandë. Asnjë arrestim nuk u bë, por burimet të cilët ndodheshin afër ngjarjes thanë se aktori u largua jashtë ambienteve nga stafi.

Miller u shfaq së fundmi gjatë transmetimit të “Academy Awards”. “Zack Snyder’s Justice League” fitoi kategorinë “Oscar cheer moment” e cila u përcaktua nga votat e fansave përmes internetit.

https://www.youtube.com/watch?v=dVrntIuZ2PI

Të këshilluara

Cardi B fiton gjyqin për shpifje

Reperja Cardi B dhe motra e saj, Hennessy Carolina fituan së fundmi një padit ë ngritur kundër tyre nga tre persona që u përplasën me Carolinën në The Hamptons ...

17:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI