Flash

Pengmarrje në Tiranë, arrestohen dy autorët

Lapsi.al 30 March 2022
Pengmarrje në Tiranë, arrestohen dy autorët

Një pengmarrje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. 2 persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë me forcë në makinë një 34 vjeçar. Policia njofton se ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve autorë të kësaj pengmarrjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç”, thotë policia.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe arsyen se përse e kanë marrë me forcë në makinë 34 vjeçarin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Kryeprokurorja Imeraj përballet me Vettingun

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj do të mbrohet këtë të mërkurë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi vendimi i KPK-së për të kaluar vettingun u anki...

12:12

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI