Flash

Pas tragjedisë në sheshxhirim, Alec Baldwin baba për herë të shtatë

Lapsi.al 30 March 2022
Pas tragjedisë në sheshxhirim, Alec Baldwin baba për herë

Familja e Alec dhe Hilaria Baldwin po rritet! Prezantuesja e Mom Brain është shtatzënë me fëmijën e saj të shtatë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë e Hilaria Baldwin, 38 vjeçe, e cila postoi një video në llogarinë e saj të “Instagram”-it ku i tregon fëmijëve për bebushin.

“Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një ngritje emocionuese dhe një surprizë të madhe: një tjetër Baldwinito po vjen këtë vjeshtë. Ishim shumë të sigurt se familja jonë ishte e kompletuar dhe ne jemi përtej të lumtur me këtë surprizë. Po ndaj me ju momentin që u thamë fëmijëve, siç mund ta shihni, ata janë super të emocionuar! Fëmija ynë i ri është një pikë shumë e ndritshme në jetën tonë. Një bekim dhe një dhuratë në kohë të tilla të pasigurta”- u shpreh ajo.

Më pas ajo e përfundon shkrimin duke thënë:

“Më ka marrë malli për ju, gjatë pushimit tim nga mediat sociale…Jam kthyer dhe mezi pres të vazhdoj me ju këtë udhëtim të egër që ne e quajmë ‘jetë’. Dashuri për ju dhe të dashurit tuaj.”

Çifti janë prindër i vajzave Carmen dhe María Lucía, dhe djemve Rafael, Leonardo, Romeo, e Eduardo “Edu.”

Alec është gjithashtu baba i 26-vjeçares Ireland, të cilën e ndan me ish-bashkëshorten Kim Basinger.

Të këshilluara

Cardi B fiton gjyqin për shpifje

Reperja Cardi B dhe motra e saj, Hennessy Carolina fituan së fundmi një padit ë ngritur kundër tyre nga tre persona që u përplasën me Carolinën në The Hamptons ...

17:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI