Flash

Këngëtarja e njohur ndryshon zyrtarisht emrin e saj

Lapsi.al 30 March 2022
Këngëtarja e njohur ndryshon zyrtarisht emrin e saj

Kelly Clarkson ka finalizuar ndryshimin e emrit të saj dhe tani do të njihet ligjërisht si Kelly Brianne.

Një gjykatës në Kaliforni i dha këngëtares, emrin e saj të ri, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Page Six.

“Pa asnjë kundërshtim, peticioni për ndryshimin e emrit pranohet”, thuhet në dokumente. “Dekreti është nënshkruar dhe depozituar. Emri i kërkuesit është ndryshuar nga KELLY BRIANNE CLARKSON në KELLY BRIANNE.”

Clarkson - e cila paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin e saj ligjor në shkurt - shpjegoi në një intervistë të fundit me "People se vendimi i saj erdhi nga divorci me Brandon Blackstock.

"Sapo u divorcova, kështu që m'u desh të hiqja mbiemrin e ish  bashkëshortit",u shpreh ajo.“Unë thjesht e mbajta emrin tim të mesëm për jetën time personale. Unë jam ende Kelly Clarkson.”

Në divorcin e diskutueshëm e saj  me Blackstock, fitueses së Grammy-t iu dha kujdestaria kryesore e dy fëmijëve të tyre - vajzës River, 7, dhe djalit Remington, 5 - ndërsa Brandon, i cili banon në Montana, do t'i ketë fëmijët një fundjavë në muaj.Kelly do të mbajë fermën e ish-çiftit në Montana, megjithëse Blackstock, 45 vjeç, lejohet të jetojë atje deri më 1 qershor. Nëse ai zgjedh të qëndrojë në pronën e madhe, ai duhet të paguajë  12,500 dollarë në muaj qira.Artistja bëri kërkesë për divorc në qershor 2020 pas gati shtatë vitesh martesë. Ata u deklaruan ligjërisht beqarë në gusht 2021./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI