Flash

Kapen dhjetëra mijëra euro të padeklaruara në Kakavijë dhe Morinë, procedohen 2 persona

Lapsi.al 30 March 2022
Kapen dhjetëra mijëra euro të padeklaruara në Kakavijë

2 persona janë proceduar nga policia pasi janë kapur në kufi me mijëra euro të padeklaruara. Mësohet se në Kakavijë dhe Morinë janë sekuestruar në total 61.150 euro ndërsa janë proceduar edhe 2 transportuesit, të cilët nuk i kishin deklaruar në kufi.

"Në Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 21.350 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në Kakavije, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë, shtetasin K. Q., 49 vjeç, banues në Berat dhe rezident në Greqi, i cili udhëtonte si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në çantën e 49-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 39.800 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të këshilluara

Pengmarrje në Tiranë, arrestohen dy autorët

Një pengmarrje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. 2 persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë me forcë në makinë një 34 vjeçar. Policia njofton se ka ...

13:16

Kryeprokurorja Imeraj përballet me Vettingun

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj do të mbrohet këtë të mërkurë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi vendimi i KPK-së për të kaluar vettingun u anki...

12:12

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI