Flash

Ibrahimaj: Për të gjitha kategoritë pensionet do të indeksohen 3,3%

Lapsi.al 30 March 2022
Ibrahimaj: Për të gjitha kategoritë pensionet do të

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar paketa e rezistencës Sociale dhe indeksimi i pensioneve për të gjithë kategoritë e pensionistëve. Pas përfundimit të mbledhjes të qeverisë ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në një komunikim për mediat tha se indeksimi i pensioneve do të jetë 3,3%. Ibrahimaj tha se paketa do të përfshijë edhe subvencionet për naftën në sektorin e transportit, fermerëve dhe subvencione direkte 3,000 lekë për 3 muaj për shtresat në nevojë.

“Me aktin normativ është miratuar indeksimi 3,3% i pensioneve për të gjitha kategoritë., si për pensionet e plotë, të pjesshme, të reduktuara, të invaliditetit, për ndihma të posaçme shtetërore, pensionet e fshatit dhe qytetit. Efekti financiar në buxhetin e shtetit  është prej 3,3 mld lekë.

Sipas Monitor, parashikimi fillestar për indeksimin e pensioneve ka qenë në vlerën 2,4%  sa inflacioni mesatar vjetor i vitit të kaluar. Nisur nga rritja e çmimeve për muajin janar dhe shkurt vendosëm që për pensionet rritja të jetë 3,3% sa mesatarja e inflacionit për shkurt 2022. 576 mijë persona do të marrin 3,000 lekë për 3 muaj. Sipas llogaritjeve shtesa e shpenzimeve mesatare për 1 familje është 2500 lekë për 1 muaj nga rritja e çmimeve. Kjo i shtohet elementëve të tjera të paketës për subvencionimin e naftës për sektorin e transportit dhe fermerëve dhe mbështetjes për çmimin e energjisë me vlerë 28 mld lekë”, pohoi Ibrahimaj.

Të këshilluara

Pengmarrje në Tiranë, arrestohen dy autorët

Një pengmarrje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. 2 persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë me forcë në makinë një 34 vjeçar. Policia njofton se ka ...

13:16

Kryeprokurorja Imeraj përballet me Vettingun

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj do të mbrohet këtë të mërkurë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi vendimi i KPK-së për të kaluar vettingun u anki...

12:12

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI