Flash

Foo Fighters anulojnë turneun pas vdekjes së Taylor Hawkins

Lapsi.al 30 March 2022
Foo Fighters anulojnë turneun pas vdekjes së Taylor Hawkins

Grupi , The Foo Fighters kanë deklaruar së fundmi se do të anulojnë turneun e tyre botëror pas vdekjes së bateristit, Taylor Hawkins.

 

“Me pikëllim të madh  ju njoftojmë që Foo Fighters konfirmon anulimin e të gjitha datave të turneut të ardhshëm pas ndarjes nga jeta   të vëllait tonë Taylor Hawkins”, shkroi grupi. “Na vjen keq dhe ndajmë zhgënjimin që nuk do ta shohim njëri-tjetrin siç ishte planifikuar. Në vend të kësaj, le ta kalojmë këtë kohë për të pikëlluar, për t'u shëruar, për t'i patur pranë njerëzit tanë të dashur dhe për të vlerësuar të gjithë muzikën dhe kujtimet që kemi bërë së bashku. Me dashuri, Foo Fighters.”

Hawkins,  u gjet pa ndjenja në dhomën e tij të hotelit përpara se grupi të planifikonte të luante një shfaqje në Bogota, Kolumbi, të premten. Nga atje, ata kishin planifikuar data në të gjithë Amerikën dhe Evropën.Sipas mediave, bateristi  ishte ankuar për dhimbje gjoksi përpara se të shkonte vetëm në dhomë. Autoritetet mjekësore në Kolumbi kanë deklaruar se muzikanti me sa duket kishte vuajtur nga një muskul i zmadhuar i zemrës, që mund të çonte në arrest kardiak, dhe gjithashtu thuhet se kishte 10 barna të ndryshme në sistemin e tij në kohën e vdekjes.Në fillim të këtij muaji, Foo Fighters u shpallën si interpretues në ndarjen e çmimeve Grammy 2022  në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas./Lapsi.al

Të këshilluara

Video nga arrestimi i aktorit Ezra Miller

Ezra Miller, i cili do të luaj në filmin e ardhshëm “The Flash”, u arrestua në Hawaii, të hënën në mëngjes. Sipas policisë, aktori u akuzua nga një klient pë...

11:24

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI