Flash

Florjan Binaj mbyll misionin e tij 18-vjeçar në Portokalli

Lapsi.al 30 March 2022
Florjan Binaj mbyll misionin e tij 18-vjeçar në Portokalli

Florjan Binaj pas disa lavësh larg skenës së Portokallisë ka treguar se do largohet përfundimisht nga spektalit i humorit pas 18 vitesh.

Në një postim në Instagram, ai shprehet se dorëheqja e tij s’ka lidhje as me qeverinë dhe as me krijimin e partive politike, por me “ka të bëjë me një mision, i cili do i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë, çështja e të drejtave të autorit që fatkeqësisht në Shqipëri, quhen si mall pa zot dhe zotër vetëshpallen ata që nuk janë”.

Por theksoi se “koha do e tregojë kush ka pasur të drejtë e kush jo, sepse koha nuk di të gënjejë”.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, kolegë, fansa të Portokallisë në të gjithë botën.

Pas 18 vitesh, vendosa të jap dorëheqjen dhe të largohem nga Portokallia, rrjedhimisht edhe nga TopChannel.

Largohem kur bëj fiks 18 vite jetë me Portokallinë dhe 18 vite pa Portokallinë. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm i cili më ka rritur profesionalisht dhe personalisht! Kam njohur kolegë shumë të talentuar gjatë gjithë këtij rrugëtimi, kam përjetuar emocione shumë të forta, kam dhënë mish e shpirt.

Fatmirësisht në profesionin e komedisë, nuk bën dot hile, o bën për të qeshur ose nuk bën, nuk qesh njeri me zor në skenë!

U jam mirënjohës të gjithë kolegëve që më kanë ndihmuar në ngritjen time profesionale, mbi të gjitha, i jam mirënjohës në këtë jetë edhe në tjetrën, Krijuesit të Top Media Dritan Hoxha. Fal asaj që Tani krijoi, unë dhe shumë të rinj patëm mundësinë të shfaqnim talentin. Jam krenar që kam qenë pjesë e një kohe e cila vështirë se do vijë serish…Por asgjë nuk zgjat përjetë…

Ikja ime nga Portokallia nuk ka lidhje as me protestat, as me qeverinë dhe as me krijim partish! Ikja nga Portokallia ka të bëjë me një mision, i cili do i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë, çështja e të drejtave të autorit që fatkeqësisht në Shqipëri, quhen si mall pa zot dhe zotër vetëshpallen ata që nuk janë…koha do e tregojë kush ka pasur të drejtë e kush jo, sepse koha nuk di të gënjejë.

U jam falenderues dhe mirënjohës të gjithë atyre miqve që më kanë ndihmuar dhe kanë besuar tek unë, kolegëve të Topit me të cilët u rritëm dhe ndajmë të njëjtat vlera, fansave që më kanë ndjekur çdo të dielë që nga fillimi i Marsit 2004 e deri në fillim të Marsit 2022. Faleminderit publikut që më dhënë dashuri dhe duartrokitur.

Personazhet e mi dhe unë do i mungojmë Portokallisë, por jo publikut, për të cilin, e ardhmja do na bashkojë me projekte të reja artistike!I uroj shumë suksese kolegëve të mi në Portokalli!

Faleminderit! Ju dua shumë!!

Të këshilluara

Video nga arrestimi i aktorit Ezra Miller

Ezra Miller, i cili do të luaj në filmin e ardhshëm “The Flash”, u arrestua në Hawaii, të hënën në mëngjes. Sipas policisë, aktori u akuzua nga një klient pë...

11:24

Cardi B fiton gjyqin për shpifje

Reperja Cardi B dhe motra e saj, Hennessy Carolina fituan së fundmi një padit ë ngritur kundër tyre nga tre persona që u përplasën me Carolinën në The Hamptons ...

17:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI