Flash

Finlanda rinis linjën hekurudhore të mallrave me Rusinë

Lapsi.al 30 March 2022
Finlanda rinis linjën hekurudhore të mallrave me Rusinë

Operatori kombëtar i hekurudhave të Finlandës, VR Group tha se do të rinisë shërbimet e transportimit të mallrave midis Helsinkit dhe Shën Petersburgut të Rusisë, por shërbimet e pasagjerëve do të mbesin të suspenduara.

Ky operator kishte pezulluar shërbimet pasi Mbretëria e Bashkuar kishte vendosur sanksione ndaj hekurudhës së Rusisë. Megjithatë, sipas deklaratës së VR Group më pas u kuptua se sanksionet nuk prekin kontratat që ky grup ka me Rusinë.

Shërbimet e pasagjerëve midis dy shteteve, që u pezulluan të hënën, do të vazhdojnë të jenë të mbyllura, u tha në deklaratë.

Shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës, pasi ajo nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. /REL/

Të këshilluara

BBC: Ushtria ruse po sulmon me raketa në Kiev

Gjatë ditës, Rusia është ka deklaruar se do të rrallojë sulmet në Ukrainë dhe se do të tërhiqet nga përpjekjet për pushtimin e Kievit dhe qytetit verior, Cherni...

08:25

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI