Flash

"Vendosën fitimin dhe pushtetin para njerëzve"/ Amnesty International kritikon liderët botërorë

Lapsi.al 29 March 2022
"Vendosën fitimin dhe pushtetin para njerëzve"/ Amnesty

Organizata Amnesty International ka kritikuar liderët botërorë dhe titanët e korporatave për vendosjen e fitimit dhe pushtetit përpara njerëzve dhe se kanë “tradhtuar” premtimet e tyre për një rimëkëmbje të gjerë globale nga pandemia e koronavirusit. Në raportin vjetor, të publikuar më 29 mars, kjo organizatë e të drejtave të njeriut akuzoi liderët politikë dhe të biznesit për “premtime të rreme” për nxjerrjen e botës nga pandemia, duke e komplikuar situatën me “dështimin e tyre të plotë” për t’u marrë me një numër në rritje të konflikteve dhe në vend të kësaj për “mbjelljen e farave për përshkallëzim të mëtejmë”.

“Lider pas lideri dhanë premtime për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të adresuar pabarazitë e thella që përkeqësuan ndikimin e pandemisë. Në vend të kësaj, ata kanë paraqitur një fabul tragjike të tradhtisë dhe lakmisë së bashku me titanët e korporatave. Ndërsa kjo ka ndodhur në mbarë botën, efektet kanë qenë më të dëmshme për komunitetet e margjinalizuara, duke përfshirë edhe ato që gjenden në vijën e parë të varfërisë endemike”, tha Agnès Callamard, sekretare e përgjithshme Amnesty International. Amnesty tha se shpërndarja e shpejt e vaksinave kundër COVID-19 dështoi dhe shtetet e pasura, përfshirë ato të Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara “u furnizuan me më shumë doza sesa iu duheshin, duke mbyllur sytë teksa kompanitë e mëdha farmaceutike vendosën fitimet para njerëzve”.

 

Trajtimi i koronavirusit - një nga “dështimet më të këqija” në Britani

Amensty ka se kishte shans që të kishte një ndryshim rrënjësorë për një botë më të barabartë. “Megjithatë, ata e shpërdoruan këtë mundësi, duke iu rikthyer politikave dhe praktika që nxisin pabarazi të mëtejme. Anëtarët e shteteve të pasura publikisht dhanë premtime, por privatisht i refuzuan ato”, tha Callamard nga AI.

Ky grup i të drejtave të njeriut tha se dështimi për të pasur një përgjigje globale ndaj pandemisë ndihmoi në krijimin e kushteve për konflikt më të madh dhe padrejtësi më të madhe, duke përmendur paralizën e krijuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që sipas AI, dështoi të veprojë për mizoritë në Mianmar, për shkeljet e të drejtave të njeriut në Afganistan dhe për krimet e luftës në Siri.

“Në vetëm pak padrejtësi pati përgjigje ndërkombëtare, në pak raste pati drejtësi dhe llogaridhënie. Në vend të kësaj, konflikti u zgjerua. Me kalimin e kohës, ndikimet e tij u përkeqësuan. Numri i palëve ndërhyrëse u rrit. Nisën konflikte të reja. Armë të reja u testuan. U rrit numri i vdekjeve dhe plagosjeve. Jeta u përçmua. Stabiliteti global erdhi në prag” të humnerës", tha Callamard. Amnesty po ashtu theksoi se më 2021 ka pasur shtypje të zërave të pavarur dhe kritikë, pasi qeveritë përdorën “një gamë të gjerë mjetesh dhe taktikash”.

 

Masat anti-COVID nxisin protesta në botë

Në raport po ashtu përmendet aplikimi i teknologjisë për njohjen e fytyrës në Rusi për të arrestuan protestuesit paqësorë si një shembull se si qeveritë përdorin teknologjinë për të shtypur zërat kritikë. Ndërkaq, në shtetet si Kina dhe Irani, u ndalua qasja në internet në mënyrë që njerëzit të mos mund të publikonin informacione për represionin.

“Në vend se të krijohej hapësirë për diskutime dhe debate që ishin të nevojshme për t’u përballur me sfidat e vitit 2021, shumë shtete dyfishuan përpjekjet për të mbytur zërat kritik. Pavarësisht premtimeve për të kundërtën, pothuajse në çdo vendim, liderët dhe korporatat zgjodhën rrugën jotransformuese, duke zgjedhur që të thellojnë në vend se të luftojnë pabarazitë sistematike pas pandemisë. Megjithatë, njerëzit në mbarë botën e kanë bërë të qartë se duan një botë më të drejtë, të bazuar në të drejtat e njeriut”, shtoi Callamard./REL

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI