Flash

Ukraina u bën thirrje vendeve që të dënojnë përdorimin e simbolit “Z”

Lapsi.al 29 March 2022
Ukraina u bën thirrje vendeve që të dënojnë

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u ka bërë thirrje vendeve që të ndalojnë dhe dënojnë përdorimin e simbolit “Z”, i cili përdoret në automjetet ushtarake ruse që marrin pjesë në konflikt, shkruan skynews.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ministri, tha se “mbështetja e kësaj barbarie duhet të ndalet”.

“Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve të ndalojnë dhe dënojnë përdorimin e simbolit “Z” si një mënyrë për të mbështetur publikisht luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. “Z  nënkupton krime lufte, qytete të bombarduara, mijëra ukrainas të vrarë. Mbështetja publike për këtë barbarizëm duhet të ndalet.”

Dje Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha se personat që përdorin simbolin “Z” në mbështetje të pushtimit të Rusisë mund të ndiqen penalisht.

Të këshilluara

Si ndodhi metamorfoza e Vladimir europianit

Çfarë ka ndodhur në këto 20 vjet, për të transformuar një partner dhe aleat të mundshëm në një kryqtar antiperëndimor dhe një tiran në vendin e tij? Ekzistojnë ...

00:14

Lavrov: Takimi Putin-Zelensky jo-produktiv

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lvarov  tha se një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky  do të ishte jo-pr...

12:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI