Flash

Njihuni me vajzën sekrete të Vladimir Putin, të cilën nuk e ka njohur ligjërisht

Lapsi.al 29 March 2022
Njihuni me vajzën sekrete të Vladimir Putin, të cilën nuk e

“Vajza e fshehtë” e Vladimir Putin ka qenë në qendër të titujve këto javë. Elizaveta Krivonogikh, e njohur më shumë si Luiza Rozova, u bë e njohur si vajza jolegjitime e liderit të luftës nga një media ruse vitin e kaluar. 19-vjeçarja nga Shën Petersburgu mbylli llogarinë e saj në Instagram disa ditë më parë, pasi u përmbyt nga komentet dhe ofendimet në internet.

Por kush është adoleshentja?

Mamaja e Luizës është Svetlana Krivonogikh, e cila ka qenë e lidhur në mënyrë romantike me Putinin në fund të viteve ‘90 dhe në fillimet e viteve 2000. Svetlana punonte si pastruese përpara se të bëhej një nga gratë më të pasura të vendit. Milionerja 45-vjeçare ndoqi Universitetin Shtetëror të Ekonomisë dhe Financës në Shën Petersburg. Në vitin 2021, emri i Svetlanës - dhe më e rëndësishmja pasuritë e saj jashtë shtetit - u përfolën si të lidhura me Pandora Papers.

Luiza ka lindur në mars të vitit 2003 dhe nëna e saj nuk ka komentuar kurrë se kush është babai i saj. Media ruse Proekt – e cilësuar si një ‘organizatë e padëshirueshme’ nga Putin – dikur shkoi aq larg sa të punësonte një ekspert informatike për të krahasuar fytyrën e Luizës me atë të babait të saj të supozuar. Profesor Hassan Ugail, nga Universiteti Bradford në Mbretërinë e Bashkuar, tha se adoleshentja kishte një ngjashmëri të fytyrës prej 70.44% me Putinin.

Marrëdhënia e Putinit me Svetlanën supozohet se përfundoi kur ai u lidh me gjimnasten Alina Kabaeva, fituese e medaljes së artë olimpike.

Që kur emri i Luizës dhe lidhja e mundshme me Putinin u publikuan vitin e kaluar, ndjekësit e saj në rrjetet sociale u rritën me mijëra. Luiza kishte një llogari Instagrami me më shumë se 84 mijë ndjekës para se ta mbyllte pak ditë më parë. Adoleshentja udhëtonte midis Rusisë, Monakos dhe Parisit në çdo moment dhe ka qenë e dukshme jeta luksoze që bën. Ajo ka krijuar linjën e saj të modës në moshën 18-vjeçare dhe ka qenë e kërkuar edhe si DJ.

Putin është jashtëzakonisht privat, duke e mbajtur thuajse sekrete familjen e tij.

Ai më herët ka thënë: “Kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Duhet respektuar”.

Megjithatë, dihet se ai ka dy vajza me ish-gruan Lyudmila Aleksandrovna Ocheretnaya, 36-vjeçaren Maria Faassen dhe 35-vjeçaren Katerina Tikhonova.

Ndërsa Luiza nuk është njohur ligjërisht nga ai.

Të këshilluara

Cardi B fiton gjyqin për shpifje

Reperja Cardi B dhe motra e saj, Hennessy Carolina fituan së fundmi një padit ë ngritur kundër tyre nga tre persona që u përplasën me Carolinën në The Hamptons ...

17:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI