Flash

Mardhënia e trazuar mes Will dhe Chris ndër vite

Lapsi.al 29 March 2022
Mardhënia e trazuar mes Will dhe Chris ndër vite

Chris Rock dhe Will Smith janë në qendër të vëmendjes në internet, pasi ky i fundit gjuajti me shpullë Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, pas një komenti për Jada Pinket Smith, bashkëshorten e Will.

Por Will, Chris dhe Jada duket se kanë pasur një marrëdhënie të mirë ndër vite, të paktën deri në vitin 2016.

Në vitin 1995, Will Smith dhe Chris Rock ishin të dy pjesë e kastit të “The Fresh Prince of Bel-Air”.

Marrëdhënia e Will Smith dhe Chris Rock ndër vite:Në vitin 1999, u shfaqën të dy në “Torrance Rises”,

Marrëdhënia e Will Smith dhe Chris Rock ndër vite:

Ndërsa në vitin 2005, Rock dhe Jada Pinkett Smith ishin pjesë e filmit të animuar “Madagascar”.

Marrëdhënia e Will Smith dhe Chris Rock ndër vite:

Në vitin 2016, Chris Rock përmendi Jada-n në monologun e tij në Oscars. Asokohe ajo u shpreh se nuk do të shkonte në Oscars për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes në listën e nominimeve. “Jada tha që nuk do të vinte. Jada po bojkoton Oscars? Jada që bojkoton Oscars është si unë që bojkotoj tutat e Rihanna-s. S’më ftoi njeri,” tha ai.

Rock gjithashtu përmenti Will-in i cili asokohe nuk u nominua për filmin “Concussion”. “Nuk është e drejtë që Will aktroi shumë mirë dhe nuk mori një nominim. E drejtë. Nuk është e drejtë as që Will u pagua 20 milionë dollarë për ‘Wild Wild West’, OK?” tha ai duke iu referuar një prej filmave më pak të suksesshëm të Will Smith.

Në Oscars 2022, Chris tha: “’Jada, të dua. G.I Jane 2’, mezi pres të shoh,” duke iu referuar faktit që ajo ka rruar kokën. Komediani e kishte fjalën për filmin ku aktorja Demi Moore (në rolin e personazhit Jordan O'Neil) rruan kokën.

Arsyeja pse Jada ka prerë flokët lidhet me alopecia-n, një gjendje mjekësore që shkakton rënien e flokëve. “Një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht,” u shpreh Smith së fundmi.

Ai i kërkoi falje Chris Rock, Akademisë së Filmit (që organizon Oscars) dhe shikuesve në një deklaratë të fundit.

Të këshilluara

Will Smith i kërkon falje publike Chris Rock

Will Smith i ka kërkuar falje Chris Rock që e goditi të dielën mbrëma gjatë ceremonisë së Oscars 2022. “Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe sh...

12:25

Grimet më të spikatura në Oscar 2022

Na pëlqen gjithnjë të fokusohemi tek veshjet dhe pamja e yjeve në ngjarje të kësaj rëndësie, ashtu siç janë çmimet Oscar. Mund të harxhojnë orë të tëra për g...

15:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Me sytë katër

PAPARAZZI