Flash

Kremlini: Pretendimet për helmim të oligarkut Abramovich janë tentativa sabotazhi, informacion i rremë

Lapsi.al 29 March 2022
Kremlini: Pretendimet për helmim të oligarkut Abramovich janë

Kremlini i ka hedhur poshtë pretendimet për helmim të pronarit të Chelsea, Roman Abramovich.

“Ky është informacion fushate kundër Rusisë, është pjesë e një sabotazhi”, ka thënë zëdhënsëi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Peskov shtoi se raportimet mbi helmimin e Abramovichit nuk ishin të vërteta, por ai gjithashtu shtoi se oligarku, pronar i klubit të futbollit britanik, nuk ishte një anëtar zyrtar i delegacionit rus, thjesht ishte kujdesur të siguronte disa kontakte mes Moskës dhe Kievit.

Kujtojmë se të hënën Abramovich së bashku me dy anëtarë të tjerë të delegacionit shfaqën shenja helmimi këtë të hënë, duke patur skuqje të syve, lot të vazhdueshëm dhe dhimbje të syve dhe irritim e rënie të lëkurës së fytyrës dhe duarve.

Të këshilluara

Si ndodhi metamorfoza e Vladimir europianit

Çfarë ka ndodhur në këto 20 vjet, për të transformuar një partner dhe aleat të mundshëm në një kryqtar antiperëndimor dhe një tiran në vendin e tij? Ekzistojnë ...

00:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI