Flash

Kim Kardashian kërkon falje publike pas këshillës për gratë në biznes

Lapsi.al 29 March 2022
Kim Kardashian kërkon falje publike pas këshillës për

Kim Kardashian  ka reaguar së fundmi ndaj kritikave që mori pas këshillës së saj për gratë në biznes.

Në një intervistë për "Good Morning America", Kim u shpreh se këshilla e saj u nxorr jashtë konteksit.Ajo shpjegoi se popo i përgjigjej pyetjes dhe idesë se ajo ka qenë në biznes për 20 vjet, por ende njerëzit mendojnë se ajo është bërë e famshme pa punuar.

“Nuk ishte një deklaratë e plotë ndaj grave ose të ndihesha sikur nuk e respektoj punën ose mendoj se ato nuk punojnë shumë,” sqaroi Kardashian. “Unë e di që ata e bëjnë. Është nxjerrë jashtë kontekstit, por më vjen shumë keq nëse u prit në këtë mënyrë.”

Themeluesja e Skims tha se ajo po përpiqej të përcillte se duhet më shumë sesa thjesht të jesh në një reality show për të nisur një karrierë të suksesshme dhe se kërkon "punë të vështirë".

“I gjithë toni dhe qëndrimi im ndryshoi me pyetjen e mëparshme që përfshiu atë pyetje se çfarë këshille do t'u jepnit grave,” tha Kardashian. “Dhe këshilla që do të jepja është se të kesh një prani në rrjetet sociale dhe të jesh në një reality show, nuk do të thotë sukses brenda natës.Duhet të punosh shumë për të arritur atje, edhe nëse mund të duket se është e lehtë. Dhe se ju mund të ndërtoni një biznes vërtet të suksesshëm nga mediat sociale por nëse bëni shumë punë.”

Kim zemëroi internetin pasi bëri deklaratën gjatë një interviste për Variety së bashku me motrat Khloé dhe Kourtney Kardashian dhe nënën e saj Kris Jenner.

“Kam këshillat më të mira për gratë në biznes”, u shpreh ajonë klipin tashmë viral. “Cohu  dhe puno. Duket sikur askush nuk dëshiron të punojë këto ditë.”Fjalët e saj u pritën menjëherë me reagime, me disa kritikë që  e quanin themeluesen e KKW Beauty si të pandjeshme ndaj grave që punojnë./Lapsi/al

 

Të këshilluara

Cardi B fiton gjyqin për shpifje

Reperja Cardi B dhe motra e saj, Hennessy Carolina fituan së fundmi një padit ë ngritur kundër tyre nga tre persona që u përplasën me Carolinën në The Hamptons ...

17:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI