Flash

'Inceneratorët'/ SPAK firmos disa urdhër arreste, mes tyre zyrtarë dhe biznesmenë

Lapsi.al 29 March 2022
'Inceneratorët'/ SPAK firmos disa urdhër arreste, mes tyre

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve. 20 urdhër arrestet e firmosura nga gjykata për inceneratorët përshijnë emra që janë përfshirë tek dy inceneratorët, ai i Fierit apo tek ai i Elbasanit. Nga 20 urdhër arrestet: 12 janë masa sigurie 'arrest me burg' nga të cilat 7 janë ekzekutuar dhe 5 të tjerë janë në kërkim. Ndërkohë që 8 janë masa sigurie në gjendje të lirë. Mëngjesin e kësaj të marte ka nisur operacioni për kapjen e të gjithë të përfshirëve,

I prangosur ka përfunduar drejtori i Albpetrol Florian Muçaj, i cili më parë ka qenë anëtar i Komisionit të Prokurimit për inceneratorin e Fierit. Po ashtu është arrestuar dhe Loran Dusha, administrator i inceneratorit "Integrated Technology Waste Treatment Fier".

Ndërkohë kujtojmë se në lidhje me aferën korruptive të inceneratorëve është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar administratorët, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI