Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

I riu i vuri flakën komisariatit në Kamzë, policët: Në qeli nuk lejohet cigarja/Shoku i dhomës: Ai pinte 4-5 paketa në ditë

Lapsi.al 29 March 2022
I riu i vuri flakën komisariatit në Kamzë, policët: Në

Këtë të martë janë zbuluar detaje të tjera të vdekjes së 26-vjeçarit në qelinë e komisariatit nr.5 në Kamëz të një personi të ndaluar, i cili thuhet se e ndezi vetë zjarrin. Policët që ishin në turn në momentin kur nisi zjarri në komisariatin numër 5 në Kamëz, kanë dëshmuar se viktima Arben Mici nuk pinte cigare ne ambientet e brendshme të komisariatit. Sipas tyre, cigarja nuk është e lejuar në qeli. Ata kanë pohuar se asnjë sjellje e dyshimtë nuk u shfaq në qelinë e Micit.

Dalan Saliaj me detyrë shef i seksionit të policimit të komunitetit deklaron: “Më 25 mars kam qenë i gatshëm me urdhër shërbimi 24 orësh dhe kam dorëzuar shërbimin më datë 26 në orën 06:00. Rreth orës 21:00 jam njoftuar se kishte rënë zjarr në dhomat e të arrestuarve në komisariatin nr.5 dhe pasi kam vajtur në komisariat kam jam vënë në dijeni lidhur me ngjarjen e ndodhur. Më 25 mars kam ushtruar kontrolle në këto dhoma, ku kam kontrolluar rregullsinë e shërbimit, gjendjen e të arrestuarve dhe të shoqëruesve dhe energjinë elektrike, si dhe nuk kam konstatuar asnjë send të kundraligjshëm apo persona të ndaluar ose shoqëruar që pinin duhan në këto ambiente”.

Ibrahim Doda, me detyrë trupë shërbimi në dhomat e shoqërimit pranë këtij komisariati tha se; “Kur kam marrë shërbimin te dhomat e arrestimit ishin dy persona dhe të dy kanë qenë sot për masë sigurimi në gjykatë. Kur janë kthyer nga gjykata, unë kam qenë aty me shërbim dhe kam kryer kontrollin fizik në hyrje, bashkë me kolegët e tjerë të togës së shoqërimit. Gjatë kontrollit në hyrje që ju kam bërë këtyre shtetasve, unë nuk kam konstatuar sende të ndaluara. Nuk ka mundësi që shtetasi Arben Mici të ketë pirë 3-4 paketa cigare në ditë te dhoma e ndalimit, pasi paketat e cigareve nuk lejohen kategorikisht në ambientet e dhomave të ndalimit/arrestimit dhe aq më tepër ndezës të ndryshëm që janë kategorikisht të ndaluara edhe ato.”

Në dosje është edhe dëshmia e të ndaluarit që ndodhej në një qeli me viktimën, i cili pohon krejt të kundërtën e asaj çka deklarojnë policët më sipër. Ai theksoi se Mici pinte shumë duhan në ambientet e burgut, 4-5 paketa në ditë. “Para se të futesha në dhomën e paraburgimit më kanë kontrolluar dhe nuk kam pasur gjë me vete. Rreth orës 19:20 ka ardhur ushqimi i darkës dhe e kam ngrënë së bashku me kolegun e dhomës, që quhej Arben Mici, pra në dhomën nr.1. Pasi hëngrëm ushqimin, bëmë një xhiro në korridor. Në këtë kohë Arbeni po pinte cigare, madje ai pinte pa pushim cigare, 4-5 paketa në ditë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI