“Isha i habitur sesi qeveria sovjetike i evakuoi këta njerëz, duke u premtuar se do të ktheheshin pas disa ditësh dhe duke mos i lejuar njerëzit të merrnin me vete gjëra të tilla të çmuara si letra, (ose) foto të të afërmve (dhe) miqve.” tha ai. "Ata nuk e kuptuan se nuk do të ktheheshin kurrë në shtëpitë e tyre ku kishin lindur, apo ku jetuan tërë jetën e tyre."Më shumë se 100,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në zonën më të goditur pasi reaktori bërthamor shpërtheu, duke shkaktuar të paktën 30 të vdekur menjëherë pas. Por mijëra raste të kancerit të tiroides pediatrike në Ukrainë, Bjellorusi dhe Rusi në vitet në vijim kanë qenë gjithashtu të lidhura me incidentin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Gjatë pesë viteve, Dondyuk dhe gruaja e tij u kthyen në Zonën e ndaluar të Çernobilit për të eksploruar gjerësisht rajonin duke përfshirë një ekspeditë tre mujore në verën e vitit 2021 gjatë së cilës ata ecën qindra milje nëpër 20 fshatra të rivendosur .
“Nuk e prisja të gjeja një arkiv kaq të madh”, tha ai. “Në fillim mendova se do të kishte disa foto dhe ndoshta disa kartolina”.Dondyuk e ka ekspozuar projektin në festivale fotografike në Kiev, Hamburg dhe Bogotá. Mykola, tashmë regjisore, ka nisur edhe një dokumentar për realizimin e projektit. Por puna është pezulluar për një kohë të pacaktuar duke pasur parasysh pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Dondyuk tani e gjen veten në një zonë lufte dhe ka fotografuar Kievin teksa është granatuar nga forcat ruse gjatë muajit të kaluar. Ndërkohë në veri ushtarët rusë po pushtojnë centralin bërthamor të Çernobilit.
"Unë arrita të përfundoja hapin e restaurimit dhe më pas filloi lufta," shpjegoi Dondyuk. "Pra, tani për tani të gjitha fotografitë e gjetura janë restauruar dhe (organizuar) në dosje dhe presin të skanohen. Unë do të mund ta bëj (këtë) vetëm pasi të përfundojë lufta."Pjesa më e madhe e punës përsiat mbi mënyrat se si koha lë gjurmën e saj, përmes njollave në emulsionin degradues të një shiriti filmik, ose zvarritjes së ngadaltë të myshkut në një çati prej druri dhe sa delikate mund të jenë provat e jetës sonë. Por në realizimin e veprës, Dondyuk nuk e lidh më Çernobilin me vdekjen dhe tragjedinë, por me jetën.“Çernobili lidhet vetëm me tragjedinë...Por përmes këtyre fotove, filmave dhe letrave, ne njihemi me njerëzit e lumtur në rajon përpara se të përthithej nga reja radioaktive.” MAXIM DONDYUK
Marrë nga CNN
©LAPSI.AL