Flash

Çfarë ndodh nëse telefonin e fikni çdo ditë nga 1 orë

Lapsi.al 29 March 2022
Çfarë ndodh nëse telefonin e fikni çdo ditë nga 1

E keni menduar ndonjëherë ç'mund të ndodhë nëse e fikni për një orë të plotë celularin para se të bini për të fjetur?

Pas një eksperimenti të tillë të kryer së fundmi, u vu re se ata që e fikën telefonin para se të shtriheshin për të fjetur patën ndryshime të dukshme krahasuar me të tjerët. Cilësia e stilit të jetës u përmirësua dhe pas javës së parë, thanë se ndiheshin më të lumtur. Përse?

Duke qenë se varësia për ta patur gjithnjë para syve telefonin filloi të binte, këta njerëz nisën të kishin më shumë në kontrroll jetën e tyre. Si rezultat ata nisën të bënin një zgjedhje- një zgjedhje për ta jetuar ndryshe përditshmërinë e tyre.

Të gjitha ndryshimet që u vunë re pas fikjes së telefonit për të paktën 1 orë, ishin pozitive. Njerëzit e përfshirë në eksperiment nisën të flinin gjumë më shpejt se zakonisht, ishin më prezent në botën reale dhe më të kthjellët në bisedat që ndodhnin rreth e qark tyre. Pra, filluan të jetonin me mjedisin dhe natyrën rreth vetes.

Niveli i ankthit nisi të reduktohej dhe krej papritur kuptuan se kishin më shumë kohë për veten, që do të thotë se nisën të bënin gjëra që nuk i bënin më parë.

Një pjesë e mirë e tyre thanë se kishin kohë mjaftueshëm për t'u përgatitur për ditën tjetër, zgjoheshin herët në mëngjes dhe ndiheshin më produktivë. Një pjesë tjetër, vune re ndryshime edhe në marrëdhëniet e tyre personale, aq sa filluan të inkurajonin partnerët për të fikur gjithashtu telefonat, edhe pse nuk ishin pjesë e eksperimentit.

Si rezultat bisedat që bënin mes tyre ishin më të thella, vëmendja më e madhe dhe intimiteti më i plotë.

Kaq, mjafton për të kuptuar se fikja për të paktën një orë e asaj pajisjeje që na mer kaq kohë, mund të ndryshojë ndjeshëm jetën tonë. Mbi të gjitha, nuk të kushton asgjë, përveçse të bën të kuptosh sërish çdo të thotë të jetosh me realitetin.anabelmagazine/

Të këshilluara

Dita e Verës, ritualet që duhet të ndiqen

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashme kjo fe...

14:18

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI