Flash

Cardi B fiton gjyqin për shpifje

Lapsi.al 29 March 2022
Cardi B fiton gjyqin për shpifje

Reperja Cardi B dhe motra e saj, Hennessy Carolina fituan së fundmi një padit ë ngritur kundër tyre nga tre persona që u përplasën me Carolinën në The Hamptons në shtator 2020, raporton TMZ.

Tre paditësit paditën për shpifje, si dhe për sulm, duke pretenduar se videoja që Cardi shpërndau në internet për sherrin e tyre i akuzonte ata si "racistë". Ata gjithashtu pretenduan se Cardi dhe motra e saj i redaktonin klipet "për të hequr pjesë të tyre, dhe në këtë mënyrë për t'i mbajtur paditësit në një dritë të rreme, në mënyrë që të tentonin të ekspozonin  çdo paditës ndaj përçmimit, talljes, turpit dhe dëmtimit publik".

Mirëpo sipas 'Rolling Stone", një gjykatës i Nju Jorkut e hodhi poshtë çështjen këtë javë, duke e quajtur padinë "të pabazë".

"Paditësit nuk kanë arritur të pretendojnë ndonjë dëm të veçantë ose shpifje në vetvete," shkroi gjykatësi William Condon në vendimin e tij. “Ata nuk mund të identifikojnë konkretisht se kujt i janë bërë deklaratat shpifëse. Më tej, as Cardi B dhe as motra e saj nuk bënë ndonjë deklaratë shpifëse ose publikuan ndonjë video në internet në lidhje me incidentin."

Lajmi vjen vetëm dy muaj pasi reperja fitoi një tjetë padi për shpifje ndaj Latasha Kebe. Gjykata vendosi që Tasha K duhet t'i paguajë Cardit 1.25 milion dollarë dëmshpërblim "të përgjithshëm" dhe 1.5 milion dollarë dëmshpërblim, si dhe 1.3 milion dollarë të tjerë në tarifa ligjore. Tasha K u shpall përgjegjëse për shpifje, cenim të privatësisë dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI