Flash

Caitlyn Jenner zbulon arsyen pse Kylie ndryshoi emrin e djalit të saj

Lapsi.al 29 March 2022
Caitlyn Jenner zbulon arsyen pse Kylie ndryshoi emrin e djalit të saj

Caitlyn Jenner  ka folur së fundmi për ardhjen në jetë të djalit të Kylie dhe Travis Scott.

Në një intervistë për për Entertainment Tonight, Catlyn zbuloi  se vajza e saj i ka treguar emrin e ri të djalit të saj, i cili më parë quhej Wolf Webster.Megjithëse nuk bëri të ditur emrin e nipit të saj, ajo  shpjegoi se kishte diskutuar me Kylie për ndryshim e emrit të tij.

“Kur keni një fëmijë të vogël, ju e dini se pasi sillni në jetë fëmijën , fillon dhe mendoni se si ta quani, por më pas e merrni në krahë dhe luani me ta, kaloni kohë me ta dhe thoni, 'Unë nuk e di nëse i përshtatet ai emër, ndoshta është një emër tjetër'”,u shpreh Caitlyn.

Jenenr mirëpriti fëmijën e saj të dytë më 2 shkurt 2022. Përmes një story në Instagram të 11 shkurtit, themeluesja e 'Kylie Skin' njoftoi fansat se ata e quajtën djalin e tyre Wolf Webster.Mirëpo , gjashtë javë pas zbulimit të emrit,  ajo rrëfeu se ata vendosën të ndryshojnë emrin e djalit të saj. “  Emri i djalit tonë nuk është më Wolf”. Thjesht nuk ndiheshim sikur ishte emri i duhur. Doja ta ndaja këtë gjë me ju .”/Lapso.al

Të këshilluara

Will Smith i kërkon falje publike Chris Rock

Will Smith i ka kërkuar falje Chris Rock që e goditi të dielën mbrëma gjatë ceremonisë së Oscars 2022. “Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe sh...

12:25

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI