Flash

SPAK s’ka vlerë për ndëshkim, por për vizatim

Lapsi.al 29 March 2022
SPAK s’ka vlerë për ndëshkim, por për vizatim
Vala e re e arrestimeve të SPAK, që mund t'i hajë kokën edhe deputetit të dytë socialist, është thjeshtë një procedurë në raport me të vërtetën që tani e dinë të gjithë: atë se në krye të priamidës së kësaj mega grabitjeje qëndron një njeri i vetëm, Edi Rama. Edhe vetë kryeministri e ka kuptuar se kjo tani nuk është më një sekret. Po të kthehesh pak ditë pas në kohë dhe të rishikosh dëshminë që ai dha në komisionin hetimor për inceneratorët, mbrojtja e vetme që i bëri vetes konsistonte në faktin se “nën hundën time është vjedhur, por unë nuk kam ditur gjë”.  Nga ai dialog i gjatë mbetën të skalitura në memorje shprehjet e Ramës se “mishi është i dobët”, “jeta politike nuk është hapsirë ëngjëjsh”, “ka edhe njerëz që korruptohen”, se “kryeministri nuk merr dot vesh se ç’mund të bëjë Lefter Koka pas shpinës së tij”, se ai nuk ishte “supervizor”, se vartësit nuk e kishin informuar që “koncesionari nuk i dispononte kapitalet e nevojshme”, etj.   Lexo më tej:

Komisioni hetimor/ Pse Rama zgjodhi të sillet si i pandehur

Po a ka njeri që e beson këtë përrallë, aq më tepër kur njeh sëmundjen e drejtimit të Ramës për të kontrolluar deri në detaje edhe sistemin piramidal të ngritur prej tij, ku urdhëri nga lart mbivendoset mbi ligjin? Natyrisht që jo. Këtë dëshmon edhe historia e deputetit Alqi Bllako, për të cilin SPAK ka kërkuar lejen e Kuvendit për arrestim. Vallë rastësisht e vuri Rama në listat e PS në Tiranë, këtë anonim, madje në një vend më të sigurtë se Pandi Majko, Fatmir Xhafaj apo Mimi Kodheli që i kishte pasur ministra? Jo, përgjigjja është e qartë: sepse ai duhej t'i shpenzonte një pjesë të milionave për fushatën e partisë. Vetëm kjo gjë shpjegon katapultimin e tij në një vend më të sigurtë se elefantët e PS-së. E njëjta logjikë u ndoq edhe me Lefter Kokën në Durrës. Ndonëse dihej se SPAK ia kishte bërë gati letrat, Rama e futi në të njëjtën listë ku gjendej edhe vetë dhe, vetëm pasi ai siguroi votat që i kërkoheshin, u detyrua të jepte dorëheqjen pasi akuzohej se kishte përvetësuar 3.5 milionë euro pagesa nga inceneratorët. Por, këto dy raste nuk janë të vetmet.  Fakti se e gjithë hierarkia shtetërore u detyrua të firmosë kundër ligjit, të shmangë tenderimet ndërkombëtare, të prodhojë 9 procedura brenda një dite të vetme, të dërgojë mbi 20 milionë euro në Fier ende pa u vënë asnjë tullë për ngritjen e inceneratorit, dëshmon se ky nuk është një nga ato skandale ku ca çapaçulë ia punojnë shefit pas shpine.  Edi Rama është që në kërthizën e kësaj afere dhe këtë e dëshmoi edhe me qëndrimin që mbajti, kur në kulmin e akuzave dhe bërjes publike të dokumentave sakandalozë të vjedhjeve, ai zhvilloi një mbledhje PS-je, në barkun e inceneratorit të Elbasanit, pikërisht për të treguar se njësoi si ai ishin të tërë pis, madje edhe ata që nuk patën firmosur apo urdhëruar. Ai është pjesë e saj sepse vazhdon edhe sot e kësaj dite, me gjithë krizën e madhe energjitike dhe atë të çmimeve, t'i dërgojë pagesa të arrestuarve në mungesë Zoto dhe Mërtiri, që përmes një sistemi kompanish guacka, fshihen pas inceneratorit të Tiranës.  SPAK pret fletë arrestet për deputetin Alqi Bllako dhe 20 zyrtarë Po atëherë shtrohet pyetja: pse po ia dorëzon kryeministri drejtësisë bashkëpuntorët e vet në këtë skemë? Pse ai nuk bëri asnjë rezistencë për mbrojtjen e Bllakos duke deklaruar se është i gatshëm ta hedhë në duart e SPAK-ut? Përgjigjja është e thjeshtë: Sepse ndonëse pa dëshirë dhe pa qejf, falë presionit ndërkombëtar, ai është detyruar të bëjë disa koka turku. Në rastet Koka dhe Bllako nuk duhet pasur asnjë iluzion se kemi të bëjmë me drejtësi reale, ato flasin për një drejtësi të negociuar. Edi Rama e dinte me kohë që SPAK do vepronte mbi ish ministrin e mjedisit dhe ai e "dorëhoqi" me kohë duke i mbikqyrur vetë edhe tekstin e largimit. Edhe për Bllakon nuk ishte një sekret, kur thuhej se ai ishte caku i fundit ku do të arrinte Prokuroria e Posaçme. Pra ende shefi i qeverisë vigjëlon mbi procesin dhe e kontrollon atë. Por pavarësisht nga fakti se kjo nuk është, as një drejtësi e vërtetë dhe as e pavarur, efekti që ajo po prodhon e ka një të mirë. Ndonëse SPAK nuk do të ketë kurrë fuqi, jo për të shkuar tek Lefteri, por tek koka reale e kësaj mega vjedhjeje, fakti që po merret, dalja në shesh e disa të vërtetave edhe ashtu gjysmake, po i shërbejnë disi publikut. Edhe me pafuqinë e tyre, “heronjtë e fëmijëve tanë” po na bëjnë një nder, sepse edhe duke mos pasur këllqe për t'i ndëshkuar grabitësit e mëdhenj, sëpaku ata po na ndihmojnë për t'i njohur më mirë ata. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Ku dhe si mund të nisë bashkimi i PD?

Nga Dardan Mustafaj Para pak ditësh Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të PD. Disa thanë që ishte e pritshme, të tjerë thanë që nuk ishte dor...

18:47

Largimi i Bashës, vlen edhe si i pasinqertë

Zakonisht dorëheqjeve u shkon për shtat shprehja më mirë vonë se kurrë. Për rastin e Lulzim Bashës ajo mund të përshtatet: më mirë e pasinqertë sesa hiç fare. ...

19:23

Jeta jonë do të ndryshojë nga kjo luftë

Sa më shumë lexoj shtypin perëndimor, aq më shumë besoj se bota jeton në të shkuarën. Nuk lexon dot asgjë për të ardhmen. Ka qindra pyetje për sot dhe asnjë për...

11:42

Kjo nuk është një protestë anti perëndim

Impakti që protesta xhenuine kundër rritjes së çmimeve ka pasur edhe tek një pjesë e madhe e asaj shumice të heshtur, që ndonëse nuk ka kurajon të derdhet në rr...

08:27

Humbja e Bashës që mërziti regjimin

Rezultati i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit dëshmoi nevojën jetike që ka vendi për një opozitë të vërtetë. Katandisja e fraksionit të vulës në shifra pabesue...

16:52

Dëmi Basha

Dëmi që Lulzim Basha i ka shkaktuar opozitarizmit është shumëfish më i madh sesa vendi - pashmangshmërisht i tretë- që ai i "dhuroi" siglës së PD-së.  Rezult...

07:03

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI