Flash

Abuzoi seksualisht me 32 vjeçaren me aftësi të kufizuara, kapet autori në Tepelenë

Lapsi.al 29 March 2022
Abuzoi seksualisht me 32 vjeçaren me aftësi të kufizuara, kapet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë ku një 42 vjeçar ka abuzuar seksualisht me një shtetase me aftësi të kufizuara.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buz, Memaliaj, ku i ndaluar për këtë është shtetasi me iniciale D.K. 42 vjeç.

Policia bën me dije se 42 vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim D. K., 42 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi, sepse nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi D. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur””, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI