Flash

Turqia pret raundin tjetër të bisedimeve Ukrainë-Rusi

Lapsi.al 28 March 2022
Turqia pret raundin tjetër të bisedimeve Ukrainë-Rusi

Anëtarja e NATO-s, Turqia, e cila ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën do të jetë sërish mikpritëse e raundit të bisedimeve Rusi-Ukrainë.

Delegacionet e Rusisë dhe të Ukrainës do të takohen përsëri në Turqi për bisedime të drejtpërdrejta, tha negociatori ukrainas David Arakhamia.

“Gjatë një raundi tjetër negociatash me video, u vendos që raundi tjetër i takimit të drejtpërdrejtë të të dy delegacioneve të zhvillohet në Turqi në datat 28-30 mars”, shkroi Arakhamia në Facebook.

Homologu i tij rus shkroi në Telegram se bisedimet do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën.

Në Turqi ishin zhvilluar më parë (10.03) bisedime të nivelit të lartë midis ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe të Rusisë, të cilat përfunduan pa ndonjë përparim.

Njoftimi për takimin vjen pas dy javësh bisedime online dhe disa raunde bisedimesh të drejtpërdrejta, të cilat nga pala ukrainase janë cilësuar si “shumë të vështira”.

Bota nuk mund “t’i djegë urat lidhëse” me Moskën

Më parë zëdhënësi presidencial i Turqisë tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të bisedojë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Nëse të gjithë djegin urat e komunikimit me Rusinë, atëherë kush do të flasë me ta”, tha Ibrahim Kalin në forumin ndërkombëtar të Dohas.

Kalin bëri gjithashtu thirrje për më shumë mbështetje për Ukrainën. “Ukrainasit duhet të mbështeten me çdo mjet të mundshëm, në mënyrë që ata të mund të mbrohen … por edhe rasti rus duhet të dëgjohet në një mënyrë ose në tjetrën,” në mënyrë që ankesat e saj të kuptohen, nëse nuk justifikohen, shtoi ai.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën dhe është ofruar të shërbejë si ndërmjetëse në konflikt. Ankaraja e ka kritikuar pushtimin e Moskës, por ajo ka refuzuar t’u bashkohet vendeve perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë./DW

Të këshilluara

Greqia pezullon të gjitha masat ndaj Covid

Greqia vazhdon me hapa të matur drejt përfundimit të pandemisë së Covid-19. Shpërthimi i fundit i Omicron 2 është nën kontroll. Kushtet e favorshme epidemiol...

08:43

Biden e quajti Putinin 'kasap', reagon Macron

Presidenti i Francës Emmanuel MAcron ka reaguar pas deklaratave të presidentit të SHBA-ve Joe Biden, i cili e quajti Putinin “kasap”. Në një intervistë për C...

14:36

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI