Flash

Shpërthen COVID-19, qyteti me 26 milion banorë futet në karantinë

Lapsi.al 28 March 2022
Shpërthen COVID-19, qyteti me 26 milion banorë futet në

Qyteti më i madh i Kinës, Shangai, nisi një bllokim me dy faza të hënën ndërsa autoritetet u përpoqën të kontrollonin një shpërthim të koronavirusit në vend.

Shanghai, një qytet me 26 milionë banorë në bregun juglindor të Kinës, është një qendër kryesore financiare dhe porti më i madh i kontejnerëve në botë.

Masat e karantinës përfshijnë punën në distancë si dhe pezullimin e transportit publik .

Faza fillestare e bllokimit do të zgjasë nga sot deri në mëngjesin e së premtes dhe do të zbatohet në pjesën lindore të qytetit ku ndodhet qendra e tij financiare.

Faza e dytë do të përfshijë pjesën perëndimore të qytetit dhe do të zgjasë nga mëngjesi i së premtes deri në pasditen e së martës së ardhshme, 5 prill.

“Bllokimet dhe testet e detyrueshme të zonës në qytetin më të madh të Kinës ka shumë të ngjarë të prishin aktivitetin tregtar të qytetit,” tha Bruce Pang, kreu i kërkimit makroekonomik dhe strategjik në China Renaissance.

Kina ndjek një strategji strikte zero-Covid dhe vendos masa drastike. Shangai dhe provinca verilindore kineze e Jilin janë zonat më të prekura nga pandemia në Kinë.

Të këshilluara

Greqia pezullon të gjitha masat ndaj Covid

Greqia vazhdon me hapa të matur drejt përfundimit të pandemisë së Covid-19. Shpërthimi i fundit i Omicron 2 është nën kontroll. Kushtet e favorshme epidemiol...

08:43

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI