Flash

Reagon Gjiko pas akuzës për përdhunim të një të miture

Lapsi.al 28 March 2022
Reagon Gjiko pas akuzës për përdhunim të një të

Reperi i njohur kosovar Asdren Gjikolli, ose siç njihet ndryshe si Gjiko, së fundmi është përfolur në media si i akuzuar për dhunimin e një të miture.

Gjiko, është akuzuar se ka dhunuar një të mitur në korrik të vitit 2015.

Ai ka pranuar një denoncim ku thuhet se reperi ka mashtruar dhe përdhunuar një 15 vjeçare.

Sipas aktakuzës reperi i ka premtuar të miturës se do ta bëj këngëtare dhe do ta angazhonte në videoklipe, gjithashtu se reperi e ka marrë të miturën në shtëpinë e tij, ku edhe i ka dhënë substanca narkotike.

Më pas ai ka abuzuar seksualisht mbi të miturën.

E pas gjithë këtyre akuzave, Gjiko ka vendosur të reagojë për herë të parë.

Me anë të një postimi në “Instastory”, ai është shprehur se nuk i ka premtuar askujt karrierë dhe s’ka përdhunuar një të mitur, e aq më pak ta ketë droguar.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.

Të këshilluara

Grimet më të spikatura në Oscar 2022

Na pëlqen gjithnjë të fokusohemi tek veshjet dhe pamja e yjeve në ngjarje të kësaj rëndësie, ashtu siç janë çmimet Oscar. Mund të harxhojnë orë të tëra për g...

15:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI