Flash

Putin i prerë: Deri më 31 mars gazi të shitet me rubla

Lapsi.al 28 March 2022
Putin i prerë: Deri më 31 mars gazi të shitet me rubla

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dhënë urdhër Bankës Qendrore të Rusisë dhe gjigantit të prodhimit të gazit, Gazprom të ndryshojnë monedhën e pagesës për furnizimet me gaz për vendet jo-miqësore të Kremlinit në rubla, sipas Russia Today.

Putin u ka dhënë afat deri më 31 mars.

Në urdhrin e presidentit rus shkruhet: “Të zbarohen masat për ndryshimin e monedhës së pagesës për furnizimet me gaz në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vende të tjera që kanë vendosur masa kufizuese ndaj shtetasve të Federatës Ruse dhe subjekteve juridike ruse në rubla ruse, deri në fund të këtij muaji, 31 mars.”

Më 23 mars, presidenti rus njoftoi se pagesa për gazin e furnizuar nga vendi “për të ashtuquajturat vende jo miqësore” do të bëhet në rubla.

Vendet evropiane si Austria dhe Gjermania kanë shprehur kundërshtimin ndaj kësaj perspektive.

Të këshilluara

Greqia pezullon të gjitha masat ndaj Covid

Greqia vazhdon me hapa të matur drejt përfundimit të pandemisë së Covid-19. Shpërthimi i fundit i Omicron 2 është nën kontroll. Kushtet e favorshme epidemiol...

08:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI