Flash

Miley Cyrus: Martesa ime me Liam, një 'katastrofë'

Lapsi.al 28 March 2022
Miley Cyrus: Martesa ime me Liam, një 'katastrofë'

Miley Cyrus e quajti martesën e saj jetëshkurtër me Liam Hemsworth një "katastrofë" ndërsa ndihmoi një çift të fejohej në koncertin e saj.

Sipas Daily Mail, këngëtarja ishte duke performuar në Lollapalooza Brazil të shtunën mbrëma kur solli në skenë një çift homoseksual për propozimin e tyre.

"Zemër, shpresoj që martesa jote të shkojë më mirë se e imja," tha Cyrus pasi uroi çiftin, "e imja ishte një katastrofë ".

Miley dhe Liam u lidhën për herë të parë në vitin 2008 pasi të dy luajtën në filmin "Last Song".  Ish cifti u fejua në vitin 2012, por u ndanë vitin e ardhshëm, për t'u ribashkuar në vitin 2015 dhe më në fund u martuan në dhjetor 2018. Por martesa zgjati më pak se një vit.Lajmi për ndarjen e tyre  erdhi vetëm disa orë pasi ajo u fotografua duke u puthur me ish-in e Brody Jenner, Kaitlynn Carter.

Pas një lidhjeje  njëmujore me Carterin, Cyrus vazhdoi të takohej me këngëtarin australian Cody Simpson për dhjetë muaj. Ndërkohë, aktori u lidh me yllin e "Dynasty" Maddison Brown përpara se të niste një  romancë  me modelen Gabriella Brooks./Lapsi.al

Të këshilluara

Lista e plotë e fituesve të 'Oscars 2022'

Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia e ndarjes së cmimeve "Oscars 2022". Çmimet e Akademisë u kthyen në Teatrin Dolby në Hollywood dhe pati tre prezantues pë...

08:58

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI