Flash

Koalicioni i Dritan Abazoviqit fiton zgjedhjet vendore në Ulqin

Lapsi.al 28 March 2022
Koalicioni i Dritan Abazoviqit fiton zgjedhjet vendore në Ulqin

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve për pushtetin vendor në Ulqin, koalicioni parazgjedhor, “Fillimi i ri”, i Partisë Demokratike dhe Alternativës Shqiptare si dhe tre partive të tjera, në mesin e tyre edhe Lëvizja Qytetare “URA” e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, fitoi 15 mandate në Kuvendin 33 vendesh të Ulqinit.

Ndërkaq, koalicioni i dy forcave politike shqiptare, Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Lidhjes Demokratike, fitoi 5 mandate, Forca e Re Demokratike, e cila ka dalë e vetme në këto zgjedhje fitoi 5 mandate, koalicioni i Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Milo Gjukanoviq me Partinë Boshnjake, 5 mandate dhe partia e spektrit politik malazez, Demokratët, fituan 2 mandate, raporton VOA.

Gjithsej 5 lista zgjedhore morën pjesë në zgjedhjet e së dielës në komunën e Ulqinit, e banuar me shumicë shqiptare.

Në këtë komunë të drejtë vote kishin mbi 20 mijë banorë, por sipas raporteve të komisionit komunal të zgjedhjeve në Ulqin, vetëm rreth 55 për qind e tyre morën pjesë në votime.

Procesi zgjedhor, sipas zyrtarëve komunal dhe vëzhgueseve, ishte i qetë dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar. Ata thanë se edhe aspekti teknik i procesit zgjedhor ishte i rregullt dhe pa ndonjë shkelje procedurale.

Edhe në qytetin verior të Malit të Zi, Berane, u mbajtën zgjedhjet vendore por pjesëmarrja atje ishte më e madhe, rreth 70 për qind.

Në këtë komunë garuan 8 lista zgjedhore dhe lufta më e ashpër politike ishte mes Partisë Demokratike Socialiste të presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe partive pro-serbe dhe pro-ruse, që po përpiqen ta ruajnë pushtetin në këtë komunë.

Sipas rezultateve paraprake koalicioni i mbledhur rreth Partisë Demokratike të Socialistëve fitoi më shumë vota dhe do të ketë 9 mandate në Kuvendin e ri të Beranes.

Menjëherë pas tyre rreshtohet Paria popullore Serbe me 7 mandate, ndërsa lista Për Ardhmërinë e Beranes (Fronti Demokratik) dhe Demokratët do të kenë nga gjashtë mandate./voa

Të këshilluara

Greqia pezullon të gjitha masat ndaj Covid

Greqia vazhdon me hapa të matur drejt përfundimit të pandemisë së Covid-19. Shpërthimi i fundit i Omicron 2 është nën kontroll. Kushtet e favorshme epidemiol...

08:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI