Flash

E rëndë në Durrës/ Paraqiten në spital me shenja helmimi 5 gra, dyshohet prej kimikateve që përdorin në punë

Lapsi.al 28 March 2022
E rëndë në Durrës/ Paraqiten në spital me shenja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës pasi disa gra janë paraqitur me shenja helmimi në spital. Gratë, të cilat kanë shfaqur simptoma të ngjashmë: diarre dhe të vjella, punojnë në kompani në autostradën Tiranë-Durrës. Dyshohet se shkak për helmimin e tyre është përdorimi i kimikateve në punë.

“Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Deri më tani në spital janë paraqitur 5 gra, por numri i punonjëseve është më i madh.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-28-at-2.16.08-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI