Flash

Djali i Will Smith reagon pas shuplakës që aktori i dha komedianit në Oscars

Lapsi.al 28 March 2022
Djali i Will Smith reagon pas shuplakës që aktori i dha komedianit

Jaden Smith ka mbështetur babanë e tij , Will Smith pasi ai goditi Chris Rock në Oscar 2022 për komentin ndaj Jada Pinkett Smith.

"Dhe kështu e bëjmë ne," shkroi Smith në Twitter pak pasi përfunduan Çmimet e Akademisë.

Edhe pse Jaden nuk specifikoi nëse ai po fliste drejtpërdrejt për shuplakën apo për faktin se disa momente pas sherrit babai i tij fitoi çmimin për aktorin më të mirë, shumë komentues besuan se bëhej fjalë për shuplakën.Më pas ai postoi në Twitter se fjalimi i babait të tij e bëri të qante dhe shtoi një foto të vetes duke mbajtur syze dielli.

Gjatë shfaqjes, Rock bëri një shaka rreth Jadës  në lidhje me kokën e saj të rruar. Aktorja vuan nga alopecia, një çrregullim autoimun që çon në rënien e flokëve.Më pas Will doli me shpejtësi në skenë dhe e goditi me shuplakë komedianin dhe filloi t'i bërtiste: "Mbaje emrin e gruas sime larg  nga goja jote e ndyrë".

Momente pas shpërthimit, Smith fitoi aktorin më të mirë për rolin e Richard Williams në "King Richard".Gjatë fjalimit të tij , ai u kërkoi falje të gjithëve përveç Rokut – me të cilin më parë kishte pasur konflikt.

“Dua t'i kërkoj falje Akademisë, dua t'u kërkoj falje të gjithë kolegëve të mi të nominuar. Arti imiton jetën. Dukem si babai i çmendur, ashtu siç thoshin për Richard Williams! Por, dashuria do t'ju bëjë të bëni gjëra të çmendura", deklaroi aktori. Sipas 'Page Six' dyshja do të takohen pas Oscars për të qetësuar gjërat./Lapsi.al

[embed]https://twitter.com/jaden/status/1508295733551632389[/embed]

 

Të këshilluara

Lista e plotë e fituesve të 'Oscars 2022'

Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia e ndarjes së cmimeve "Oscars 2022". Çmimet e Akademisë u kthyen në Teatrin Dolby në Hollywood dhe pati tre prezantues pë...

08:58

"Dune" fiton 4 çmime Oscar

Dune” ka fituar tre çmime Oscar për realizimin më të mirë të filmit, sklaetën më të mirë origjinale dhe zërin më të mirë. Fituesit e tjerë përfshijnë "The L...

03:02

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI