Flash

Kreu i Luhanskut paralajmëron referendum për bashkimin me Rusinë

Lapsi.al 27 March 2022
Kreu i Luhanskut paralajmëron referendum për bashkimin me Rusinë

Kreu i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës tha të dielën se mund të mbajnë një referendum për t’u bërë pjesë e Rusisë.

“Unë mendoj se në të ardhmen e afërt do të mbahet një referendum në territorin e republikës, gjatë të cilit njerëzit do të… shprehin mendimin e tyre për bashkimin me Federatën Ruse,” u citua të ketë thënë, Leonid Pasechnik.

“Për disa arsye, jam i sigurt se do të jetë kështu,” tha ai.

Rusia nisi aksionin e saj ushtarak në Ukrainë në fund të shkurtit, duke thënë se po vepronte në mbrojtje të republikave të vetëshpallura Donjeck dhe Luhansk në lindje të vendit.

Presidenti Vladimir Putin ditë më parë i kishte njohur të dy rajonet si të pavarura.

Rajonet industriale, kryesisht rusisht-folëse, u shkëputën nga kontrolli i Kievit në vitin 2014 në luftimet që gjatë disa viteve të ardhshme morën më shumë se 14,000 jetë. /REL/

Të këshilluara

Paralajmërimi i Zelenskyt për Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi me zemërim Moskën se po mbjell një urrejtje të thellë për Rusinë në mesin e popullit të tij. Sipas Zelen...

08:29

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI