Flash

Kim Kardashian , së shpejti me një firmë ligjore

Lapsi.al 27 March 2022
Kim Kardashian , së shpejti me një firmë ligjore

Kim Kardashian ka zbuluar së fundmi planet për karrierën e saj si avokate.

Në një intervistë për Vogue Hong Kong, Kim tregoi se dëshiron që një ditë të ketë firmën e saj ligjore.Ajo ka rrëfyer se"kurrë nuk ka punuar aq shumë" për asgjë në jetën e saj sa kalimi i provimit  në Kaliforni në dhjetor 2021.

“Duhet të studioja dhe t'i kushtoja çdo minutë të lirë që kisha”, u shpreh ajo për revistën. "Unë jam shumë e apasionuar pas reformës në drejtësinë penale dhe dua të mbroj ata që mendoj se janë dënuar gabimisht."

Themeluesja e Skims reflektoi gjithashtu se si babai i saj i ndjerë, Robert Kardashian, një avokat i suksesshëm që punoi për cështjen në O.J të Simpson në 1995, e frymëzoi atë të bëhej avokate.

"Kalimi i kohës me babanë tim në zyrën e tij padyshim ndikoi tek unë," rrëfeu Kardashian. “Bërja e kësaj pune ka qenë në shpirtin tim prej vitesh, dhe jam shumë krenare që tani po e bëj këtë punë.” Kur shikoj pas intervistave të vjetra, kur njerëzit më pyesnin se çfarë doja të bëja nëse nuk do të filmoja ‘KUWTK’, gjithmonë thoja se doja të bëhesha hetuese e skenës së krimit ose avokate.Të jem në këtë linjë pune më ka bërë padyshim të ndihem më afër babait tim dhe të di që po i ndihmoj njerëzit ndihem shumë mirë në fund të ditës."

Kim ka qenë e apasionuar pas luftimit të reformës së burgjeve dhe madje u takua me Presidentin Donald Trump në 2018 për të diskutuar çështjet e drejtësisë penale./Lapsi.al

Të këshilluara

Doja Cat tërhiqet nga muzika

Reperja e famshme, Doja Cat ka bërë me dije se do të tërhiqet përkohësisht nga muzika pas një reagimi të ashpër nga fansat e saj në Paraguaj. Këngëtarja e "W...

10:18

Aktorja e njohur ,nënë për herë të parë

Aktorja e  njohur Ashley Greene ka zbuluar së fundmi se është në pritje të fëmijës së parë me "Twilight" me  bashkëshortin Paul Khoury. Përmes rrjetit social...

10:08

Plas sherri mes dy gazetareve shqiptare

Ditën e djeshme, në Kosovë ka ndodhur një incident në arenën e futbollit. Dy gazetaret e njohura të Kanalit 10 dhe Klan Kosova, njëkohësisht edhe zyrtare të Fe...

13:51

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI