Flash

Kim Kardashian dhe komediani, së shpejti prindër

Lapsi.al 27 March 2022
Kim Kardashian dhe komediani, së shpejti prindër

Kim Kardashian dhe Pete Davidson patën një "diskutim" për mundësinë e të paturit fëmijë së bashku pasi nëna e tij iu përgjigj një fansi që tha se ylli i realitetit do të jetë shtatzënë me fëmijën e tij "deri në fund të vitit".

Një burim ka treguar për 'Hollywood Life" se cifti "nuk e përjashtojnë mundësinë" që të kenë një fëmijë.

“Pete është me të vërtetë i kënaqur me atë se ku qëndrojnë gjërat mes tyre dhe ai dëshiron vetëm të vazhdojë të afrohet më shumë”, u shpreh burimi. “Pete e ka ditur gjithmonë se donte të kishte fëmijë dhe të bëhej baba një ditë. Edhe pse disa njerëz mund të mos e marrin seriozisht Pete, ai absolutisht e sheh veten të martuar dhe me një familje të tijën. Ai e di se Kim nuk ka nevojë për një burrë që ta sigurojë atë.”

Mendimet e Pete për të krijuar një familje së bashku vijnë në të njëjtën kohë kur nëna e tij Amy Davidson 'iu përgjigj postimit të një fansi që parashikonte se Kim do të ishte shtatzënë me fëmijën e Pete "deri në fund të viti." Amy u përgjigj me, "yayyyy!", duke dëshmuar se ajo do të ishte e emocionuar nëse kjo do t'i ndodhte djalit të saj dhe Kardashian.

"Pete ishte plotësisht i turpëruar që nëna e tij komentoi, por kjo u hapi derën atyre që të kishin një bisedë rreth temës,"tregoi një burim tjetër. “Ata e prekën më parë, por, për shkak se komenti i nënës së tij Amy kishte njëfarë të vërtete, kjo bëri që të bëhej një diskutim. Pete dëshiron të ketë një fëmijë një ditë dhe Kim nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë më shumë fëmijë. Ajo pa nënën e saj duke rritur me sukses gjashtë fëmijë dhe e di se ajo mund të bënte të njëjtën gjë.”

Dyshja fillimisht ndezën thashethemet për romancë pas pjesëmarrjes së saj në 'Saturday Night Live"./Lapsi.al

Të këshilluara

Doja Cat tërhiqet nga muzika

Reperja e famshme, Doja Cat ka bërë me dije se do të tërhiqet përkohësisht nga muzika pas një reagimi të ashpër nga fansat e saj në Paraguaj. Këngëtarja e "W...

10:18

Aktorja e njohur ,nënë për herë të parë

Aktorja e  njohur Ashley Greene ka zbuluar së fundmi se është në pritje të fëmijës së parë me "Twilight" me  bashkëshortin Paul Khoury. Përmes rrjetit social...

10:08

Plas sherri mes dy gazetareve shqiptare

Ditën e djeshme, në Kosovë ka ndodhur një incident në arenën e futbollit. Dy gazetaret e njohura të Kanalit 10 dhe Klan Kosova, njëkohësisht edhe zyrtare të Fe...

13:51

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI