Flash

Fotot që mbanin me vete pasagjerët e anijes së mbytur 165 vjet më parë

Lapsi.al 27 March 2022
Fotot që mbanin me vete pasagjerët e anijes së mbytur 165 vjet

Në vitin 1857, një anije e quajtur “SS Central America”, e njohur si "anija e arit", u mbyt në brigjet e shtetit amerikan të Karolinës së Jugut. Ishte një uragan që vulosi fatin e 425 personave që ktheheshin në bregun lindor të SHBA.

Ata u mbytën me rreth 21 ton monedha ari të cilat janë kërkuar me vite të tëra nga gjahtarët e thesareve. Anija u gjet përfundimisht në vitin 2014 dhe prej saj u nxorën monedha ari, por edhe disa sende personale të pasagjerëve që kishin shpëtuar mrekullisht, mes të cilave edhe fotografi personale. Fotot janë ruajtur për shkak se në atë kohë ato mbaheshin ose në një pllakë metalike, ose në mes të një pllake xhami.

Disa studiues i kanë restauruar dhe i kanë publikuar disa prej tyre. Anija e mbytur u zbulua për herë të parë në vitin 1988 dhe pati disa misione për të rikuperuar pasurinë e saj të fundosur. Pati gjithashtu një "betejë ligjore të mundimshme" për arin e gjetur me anijen në dyshemenë e oqeanit. Kjo shkaktoi edhe vonesën në publikimin e fotove të gjetura, të cilat ishin të paprekura edhe pasi ishin fundosur në shtratin e detit për më shumë se një shekull.

“Është një moment i mrekullueshëm i hapjes së kapsulës së kohës për të parë se cilat ishin gjërat e rëndësishme [për pasagjerët] si paratë dhe fotografitë e tyre. Pra, kur vjen puna tek "cilat janë gjërat e fundit me të cilat dua të vdes”. Këto janë” - tha Bob Evans, ish-shkencëtari kryesor dhe historiani i Projektit “SS Central America”.

Edhe pse është një mjedis mjaft i kripur dhe me presion të lartë në fund të oqeanit, një faktor që ruajti fotot ishte temperatura e ftohtë e ujërave të Atlantikut. Në mes të shekullit të 19-të, një udhëtim nga deti nga Kalifornia në Nju Jork, përmes Amerikës Qendrore, mund të zgjaste deri në 24 ditë ndërsa kalimi në rrugë tokësore do të zgjaste deri në 5 muaj.

Shpikja e anijes me avull, si “SS Central America” e bëri udhëtimin në oqean më të lehtë. Besohet se ishte një uragan i kategorisë 2 që e fundosi anijen teksa po udhëtonte nga Panamaja drejt Nju Jorkut. Rreth 150 persona u shpëtuan, por mbi 400 njerëz, përfshirë kapitenin, u fundosën me anijen. ©LAPSI.al

A woman and child

Young woman sitting for photograph

A mother and child

Të këshilluara

1971/ Viti kur u thyen tabutë në Kosovë

Këtë vit kemi pasur pak më shumë arsye të jemi të lumtur. Gjërat në Kosovë, ndoshta për herë të parë gjatë ish-Jugosllavisë, kishin filluar të normalizohen. Shk...

20:46

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI