Flash

Berisha demokratëve në Tepelenë: Koha për bashkim, të përgatitemi në betejë kundër regjimit

Lapsi.al 27 March 2022
Berisha demokratëve në Tepelenë: Koha për bashkim, të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e diel “Foltoren” e radhës në Tepelenë. Në fjalën e tij para demokratëve të Tepelenës, Berisha tha se sot PD ka nevojë më shumë se kurë për bashkim.

Ai ju bëri thirrje demokratëve që të lënë mënjanë zemër thyerjet dhe të bashkohen për t’i bërë ballë një regjimi, që është nga më të egrit në Europë sipas tij.

“Ju falënderoj për këtë pritje të zjarrtë por mbi të gjitha për këtë frymë bashkimi që demonstroni në këtë foltore i cili është mesazhi më i rëndësishëm që ju dërgoni ju sot demokratëve shqiptarë kudo që janë. Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Ka nevojë që çdo anëtar çdo mbështetës të lere mënjanë çdo zemër thyerje të mobilizojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme që na pret përpara, betejën me regjimin më të rrezikshëm, që bazon veprimtarinë e tij në vjedhjen dhe krimin. Regjimin në të cilin kriza po e nxjerr para shqiptarëve se çfarë fatkeqësia është për ta. Ndërkohë që nafta në Ukrainën që lufton është 1 euro më e lirë sesa në Shqipërinë që është mijëra kilometra nga lufta”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI