Flash

Plas sherri mes dy gazetareve shqiptare

Lapsi.al 26 March 2022
Plas sherri mes dy gazetareve shqiptare

Ditën e djeshme, në Kosovë ka ndodhur një incident në arenën e futbollit.

Dy gazetaret e njohura të Kanalit 10 dhe Klan Kosova, njëkohësisht edhe zyrtare të Federatës së Futbollit në Kosovë, Alba Morina dhe Maki Bajrami janë përleshur me njëra-tjetrën.

Siç është bërë e ditur nga të pranishmit, dy gazetaret kanë goditur me karrige njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur pak para ndeshjes mes Kosovës U17 me Gjermaninë U17 te femrat.

Ende nuk dihet arsyeja e nisjes së këtij konflikti, por duket se situata ka qenë serioze.

Megjithatë, në lidhje me këtë, ka reaguar Morina duke i quajtur këto raportime si shpifje.

“Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pas përleshje fizike me as edhe një njeri, e as me kolegen time”, ka shkruar ajo.

Ende nuk dihet nëse raportimi është i vërtetë, apo Alba ka të drejtë.

Postimi i plotë:

Është e turpshme t’shpifet deri në këtë nivel!

Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pas përleshje fizike me as edhe një njeri, e as me kolegen time!

Teksa ndeshja Kosova-Gjermania u17 ka qene duke u zhvilluar në Prishtinë, une dhe një pjesë e ekipit kemi qene fizikisht në Podujevë, duke punuar në një tjetër ndeshje, Sloveni – Austri. Te bashkangjitura i keni edhe fotografite me ore e dite! Deshmi për t’ua demaskuar trillimet!

Gjuajtet me karrike siduket ju shkojnë shumë për shtati nivelit tuaj shpifës, sepse një kreativitet i tillë s’më kishte shuar në mend ndonjëherë!

Nuk e kam zakon të reagoj në të pavërteta si puna e “… e ka zyrën e madhe vet” sepse të gjithë ata qe na vizitojnë për punë e dinë qe jemi 3 persona që ndajmë një hapsirë!

Por ama, ne kësi ore e kam me borxh t’a shkruaj këtë reagim sepse ma keni shqetësu familjen e shoqërine!

Në vlugun e punëve tona, shpifjet e tilla kanë për qëllim vetëm destabilizimin, keqinformimin, shpifjen e tërheqjen e vëmendjës nga punët e mira!

Hajde informoni pak cili është roli i gruas në futboll? Sa vajza jemi të përfshira në organizimet e ndeshjeve ndërkombëtare? Cila është hapsira që na është krijuar? Çka saktësisht ne punojmë?!

Apo këto përgjigje ju prodhojne lajme të ndritura që nuk ku shkojnë për shtati!

Turpi e gënjeshtra s’paska kufi…!

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI