Flash

“Nuk ka më infektime”/ Ministria e Bujqësisë tregon se vatrat e prekura nga gripi i shpendëve po shkatërrohen

Lapsi.al 26 March 2022
“Nuk ka më infektime”/ Ministria e Bujqësisë tregon

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në konference për mediat deklaroi se nuk janë zbuluar raste të reja me gripin e shpendëve. Ndërsa vijon ende eliminimi i pulave të ngordhura, zv. Ministrja e Bujqësisë siguron se nuk ka asnjë rrezik për konsumimin e mishit dhe vezëve. Ajo theksoi se ushqimet në vendin tonë në qendrat e licencuara janë të sigurta për konsumatorin.

 “Për situatën e gripit të shpendëve nuk kemi pasur asnjë rast të ri pozitiv. Po ashtu nuk kemi pasur denoncime. Në të gjithë territorin, vijon procesi i eliminimit dhe groposjes së shpendëve të ngordhur duke zbatuar rregullat e mirëqenies së kafshëve.. Jemi në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë territorin. Ushqimet në tregun tonë janë të sigurta për konsumatorin, nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe i vezëve”, tha  Ermira Gjeci, zv. Ministre e Bujqësisë.

Në vend ka ende kafshë të gjalla që duhet të eleminohen për të ndaluar përhapjen e mëtejshme.

Të këshilluara

Veza Beata e Sigurtë për konsumatorët!

Prej disa ditësh, kur AKVMB dhe Ministria e Bujqësisë konfirmuan zyrtarisht praninë e gripit të shpendëve në Shqipëri (Influenca Aviare), te konsumatorët nisi p...

11:07

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI