Flash

Fansat besojnë se një arsye tjetër fshihet pas ndryshimit të emrit të djalit të Kylie Jenner

Lapsi.al 26 March 2022
Fansat besojnë se një arsye tjetër fshihet pas ndryshimit të

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kylie Jenner njoftoi me datë 22 mars se ajo dhe i dashuri i saj, Travis Scott kanë ndryshuar emrin e djalit të tyre.

Kylie lindi fëmijën e saj të dytë më 2 shkurt 2022 dhe fillimisht zbuloi se e kishte quajtur djalin, Wolf Webster – por më pas ajo postoi një ‘story’ në “Instagram” për të lajmëruar se kishte ndryshuar mendim.

“Për informacionin tuaj emri i djalit tonë nuk është më Wolf [emoji duke qeshur]. Ne nuk ndiheshim sikur ishte ai. Doja ta ndaja sepse vazhdoj ta shoh emrin Wolf kudo [duke u lutur emoji]. ” – kishte shkruajtur Jenner.

Megjithëse, miliarderja tha se mendonin se emri Wolf nuk i përshtatej të birit, fansat besojnë se ka një arsye tjetër.

”Kylie dhe Travis e pëlqyen shumë emrin Wolf, por pasi u djali i tyre erdhi në jetë, u ndjenë sikur emri nuk i përshtatej atij. Ata donin të zgjidhnin emrin e përsosur për të. Kylie do ta zbulojë emrin e tij kur të jetë gati”, tha një burim për revistën People.

Por fansat janë të bindur se arsyeja është përplasja e Jenner me ish-shoqen e saj, Tammy Hembrow.

Influencuesja ka një djalë 6-vjeçar, i cili gjithashtu quhet Wolf. Pasi Kylie zbuloi emrin e djalit, Tammy postoi në “Instagram” një foto të djalit të saj, duke shkruar: “My Wolf (Wolf-i im)”.

Shumë fansa e interpretuan postimin si një thumb ndaj miliarderes se ka kopjuar emrin e djalit të saj.

Të këshilluara

Plas sherri mes dy gazetareve shqiptare

Ditën e djeshme, në Kosovë ka ndodhur një incident në arenën e futbollit. Dy gazetaret e njohura të Kanalit 10 dhe Klan Kosova, njëkohësisht edhe zyrtare të Fe...

13:51

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI