Flash

"Dualizëm në lidhje me Rusinë?"/ Ministri i jashtëm turk: Oligarkët rusë janë të mirëpritur në Turqi

Lapsi.al 26 March 2022
"Dualizëm në lidhje me Rusinë?"/ Ministri i

"Oligarkët rusë janë të mirëpritur në Turqi, por duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar për të bërë ndonjë biznes", ka thënë ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Kujtojmë që Turqia ka qenë nër shtetet që ka kritikuar ashpër pushtimin e Rusisë në Ukrainë, por ka kundërshtuar sanksionet e vendosura nga aleatët e saj të NATO-s. Duke folur në konferencën ndërkombëtare të Forumit të Dohas, Çavuşoğlu tha:

“Nëse oligarkët rusë … ose ndonjë qytetar rus duan të vizitojnë Turqinë sigurisht që munden. Nëse do të thuash nëse këta oligarkë mund të bëjnë ndonjë biznes në Turqi, atëherë sigurisht nëse është e ligjshme dhe jo kundër ligjit ndërkombëtar, unë do ta konsideroj atë. Nëse është kundër ligjit ndërkombëtar, atëherë kjo është një histori tjetër,” tha Cavusoglu në përgjigje të një pyetjeje në konferencën ndërkombëtare të Forumit të Dohas.

Ndër të tjera, dy jahte luksoze të lidhura me miliarderin rus Roman Abramovich, mik i presidentit rus Putin, janë ankoruar në resortet turke.

Lexo edhe: https://lapsi.al/2022/03/22/gati-per-tu-ankoruar-ne-turqi-te-rinjte-presin-me-protesta-jahtin-e-abramovich-video/

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI